Amerika gjithmonë punon me kryeministrin i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike në Kosovë

Amerika gjithmonë punon me kryeministrin i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike në Kosovë
Amerika gjithmonë punon me kryeministrin i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike në Kosovë

Nue Oroshi

  • 14 November 2024 - 07:21

Shkruan-ANALISTI: Nue Oroshi

Unë mendoj se Albin Kurti nuk është i armiqësuar me SHBA-anë. Problemi qëndron se SHBA nuk i ka afruar shumë mundësi të shpeshta takimi Albin Kurtit.Ndoshta edhe Albin Kurti nuk ka mundur ti gjej veprimtarët e fort të lobit shqiptarë në Amerikë që do ti kishin rregulluar takimet me politikën amerikane.

 

-Pak a shumë Albini është hapur në përkrahje të ish kandidatës për Presidente Kamala Harris gjë që nuk ka qenë e mirë, është dashtë ta ruaj njëfarë neutraliteti si kryeministër, kurse si kryetar partie është në suaza të normalës që Albin Kurti të përkrahte Partinë Demokratike pasiqë VV është parti e majtë politike.

Unë do ta kisha parashtruar ndryshe pyetjën: A do te zbutej qëndrimi i politikës amerikane me Albin Kurtin kjo mbetët te shihet.Por një duhet ta dimë që Amerika gjithmonë punon me kryeministrin i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike në Kosovë.Tash edhe në Kosovë i kemi zgjedhjët dhe Amerika do të punoj bashkë me Kryeministrinë e Kosovës i cili do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pavarsishtë se kush do të jetë ai.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".