Kurti, mund të ndryshoj qasjen e tij në politikën e jashtme nëse është në interes të vendit

Kurti, mund të ndryshoj qasjen e tij në politikën e jashtme nëse është në interes të vendit
Kurti, mund të ndryshoj qasjen e tij në politikën e jashtme nëse është në interes të vendit

Nijazi Halili

  • 14 November 2024 - 07:25

Shkruan-ANALISTI: Nijazi Halili

Në politikë një edhe një nuk llogariten dy, prandaj edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të ndryshoj qasjen e tij, në politikën e jashtme nëse është në interes të vendit. Përndryshe, kur janë në pyetje çështjet kruciale, mendoj se zoti Kurti nuk do të lëvizë në ketë drejtim as një centimetri, pavarësisht se kush do të jete sekretar i shtetit në SHBA, Grenella apo dikush tjetër.

 

-Askush nuk mund të detyroj që me forcë, të imponoj politikën e cila shkon në dëm të vendit dhe dëmton çështjen kombëtare.

Serbia le të festoj, fitoren e Trumpit, pasi presidenti Trump ndoshta do e zgjedh sekretar të shtetit Richard Grenell, apo në ndonjë pozitë tjetër, mirpo citoj edhe një herë se në vija të trasha politika amerikane mbetet e pandryshuar. Prandaj, presidenti i posa zgjedhur Donlad Trump, nuk është anti-amerikan, por është produkt i dalur nga vota e lirë e popullit i cili në radhë të parë do t`i mbron intersat amerikane, pastaj intersat globale, pa as një fije dyshimi presidenti Trump, në ketë drejtim do të veproj dhe shfrytëzoj gabimet e ish-presidentit Beiden, lidhur me krizat dhe luftrat e krijuar në botë, të cilat murrën përmasa nderkombëtare, të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.

Në politikën globale me presidentin e SHBA-s, Donald Trump mendoj se gjërat do të ndryshojnë në të mirë të paqes e stabilitetit, duke krijuar, ura lidhëse me shtetet të cilat deri më tani konsideroheshin si ant-iamerikane (mendimi im), dhe në ketë drejtim politikat globale do të funksionojnë me ritmin e akrepave të orës. Autori Nijazi Halili, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".