
Lexoni edhe:
Alarmon analisti: ‘Trump dhe Grenell mund të rrezikojnë sigurinë e tërë Evropës dhe të destabilizojnë rajonin’
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Në Shqipëri dhe në Kosovë është domosdoshmëri jetike reforma në politikë, apo më sakt duhet bërë Veting-u në politikë. Kjo sepse tranzicioni në Shqipëri dhe politika në Kosovë u kap prej njërëzve me formësim,me përvojë dhe edukatë komuniste enveriste e titiste, dhe po kështu edhe sistemi i drejtësisë ishte po i ishprokurorëve dhe gjyqëtarëve të regjimit komunist.
Në Shqipëri regjimi i lig , antihuman dhe antikomëtar i komunizmit u zëvendësua prej regjimit të lig, zullumqar dhe antihuman të regjimit të korrupsionit.Tranzicioni në Shqipëri zëvëndësoi komunizmin, komunistët u konvertuan në demokratë dhe u bënë shtresa grabitqare e pasurive shtetërore dhe e grabitjes se tyre dhe të pasurive e trojeve të shqiptare.
Komunistët,ishspiunët e regjimit komunist dhe pinjollët e atij regjimi komunist kapën demokracinë, shtetin, politikën,ekonominë dhe të gjitha partitë politike shqiptare. Dhe kjo është arësteja se përsëe Shqipëria edhe në “demokraci” mbeti e fundit në Europë në zhvillim, qytetërim , mirëqënie e integrim dhe e para në korrupsion, krim, papunësi dhe eksod.
Elita politike shqiptare e paskomunizmit, është elitë që u poll nga Partia Komuniste dhe e cila votohet prej 30 vitesh nga votuesi shqiptar.Kjo elitë politike është kalbur nga krimi, nga korrupsioni, nga papërgjegjshmëria publike dhe kombëtare, elitë e cila ka braktisur qytetarin shqiptar, e ka lënë atë të varfër, të papunë, të papërfaqësuar , pra e ka harruar atë, dhe prandaj qytetari shqiptar duhet ta ndëshkojë politikën dhe këta politikanë duke i nxjerrë në pension, duhen dëbuar ata nga pushteti me votë të lirë, gjë që mjerisht shoqëria shqiptare nuk është në gjëndje që ta bëjë vetë, ashtu sikurse që as politika dhe as shoqëria shqiptare nuk ishin të aftë për ta bërë vetë as Reformën në Drejtësi pa rolin vendimtar të SHBA-ve.
Në Shqipëri nuk ka parti të djathtë të mirëfilltë,as patriotike e as kombëtare që ta ketë të parën Shqipërinë dhe interesin kombëtar.Prandaj duhet një e Djathtë e Re, si ajo e Donald Trump, të cilit ia urojmë fitoren e merituar si President i SHBA-ve, vëndit mik të madh të shqiptarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".