Reagimi i Kurtit, ndaj ndeshjes Rumani – Kosovë ka të bëjë me respektimin e shtetit tonë

Reagimi i Kurtit, ndaj ndeshjes Rumani – Kosovë ka të bëjë me respektimin e shtetit tonë
Reagimi i Kurtit, ndaj ndeshjes Rumani – Kosovë ka të bëjë me respektimin e shtetit tonë

Gani Qarri

  • 19 November 2024 - 07:16

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Nuk do mend, se sot në gjithë ë botën, sporti është politikë, madje me përhapjen e sportit, rritjen e rëndësisë dhe ndikimit të madh të tij kudo në glob, sporti u bë çështje aq e rëndësishme, në të gjitha shtresat njerëzore, sa që nga gjysma e dytë e shekullit XX, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe vet OKB, sportin e me theks të veçantë futbollin, janë detyruar ta vendosin në njërën nga agjendat më të rëndësishme të aktivitetit të tyre politik.



-Duke pasur parasysh faktin se në aktivitetin e sotëm botëror nuk ka fushë, në të cilën nuk është e përfshirë politika, që nga fusha ekonomike e shoqërore e deri te sporti, të gjitha llojet e sportit, jo vetëm që janë të sponsorizuara por edhe të ndikuara, e madje, rasti i luftës në Ukrainë, ka dëshmuar se edhe vet sporti, si art, është edhe i kushtëzuar nga politika, andaj pas agresionit rus në Ukrainë, jo vetëm që u ndërprenë marrëdhëniet sportive dhe ndalua pjesëmarrja e shumicës së ekipeve sportive të Rusisë në ngjarjet sportive botërore, por Rusia edhe është pezulluar nga të gjitha garat e FIFA-s dhe të UEFA-s.

Bazuar në ligjet ekzistuese, të historisë bashkëkohore, politika dominon edhe marrëdhëniet me sportin, ndërsa institucionet kryesore politike ndërkombëtare, kanë detyruar të gjitha qeveritë e shteteve në mbarë botën, për marrjen e masave strikte politike deri në formë të detyrimeve ligjore, për financimin dhe ngritjen e infrastrukturës adekuate sportive, përfshirjen sa më masive të qytetarëve në të gjitha llojet e mundshme të sportit, që nga vitet e para të shkollimit dhe edukimit, si dhe financimin shtetëror të aktiviteteve sportive, duke krijuar federata botërore sportive dhe organizuar gara e takime sistematike ndërmjet ekipeve dhe përfaqësuesve kombëtare të shteteve.

Kështu që, të gjithë ata të cilët për shkaqe elektorale i bien tezës se sporti nuk është politikë, e keqpërdorin sportin apo nuk i dinë lidhjet e veçanta që sporti ka me politikën.

Edhe në rastin me Rumaninë, sipas rregullave të Federatës Botërore të Futbollit, ekipi ynë nuk zhvillonte lojë private, as nuk përfaqësonte futbollistët e përveçëm, por ata si grup dhe tërësi dhe me të drejta të plota konform rregullave ndërkombëtare të futbollit, përfaqësonin shtetin e Kosovës, përndryshe po të mos trajtohej Kosova, nga FIFA shtet i pavarur, nuk do të kishte të drejtë të luante me shtete, ndaj Kosova është Kosovë dhe nuk mund të quhet ndryshe as fyhet e ofendohet me prejudikime politike, bazuar në pretendimet hegjemoniste, të një ish vendi okupator.

Në këtë konotacion, thirrjet ofenduese drejtuar ekipit të Kosovës, me fyerjet "serbia",nuk ishin shprehje sportive, por aludime të hapura, puro politike, me aludime të drejtpërdrejta pretenduese serbofile, se kinse Kosova "është" serbi, aludime që nuk janë sportive dhe as që kanë të bëjnë fare me sportin, por me politikën serbomadhe, ndaj dhe të gjithë ata që përfaqësojnë shtetin e Kosovës, do duhet të reagonin edhe më herët po në këtë formë siç reagoi ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës, në Rumani, në mënyrë që pretendimet politike hegjemoniste serbe, të heshtin në fushat e sportit dhe të mos prejudikojnë edhe ndeshjet sportive!

Thirrje të tilla me prejudikime politiko-territoriale nuk dëgjon as në ndeshjet që mbahen në Serbi, ndaj nuk e kuptojë se pse u dashka të lejohen në Rumani dhe nga u vije, gjithë ky elan shikuesve të vendeve si Rumania, Çekia, apo ndonjë vend tjetër, të dala nga perandoria ruso-sovjetike, që para ekipit të Kosovës, të eskalojnë me prejudikime të tilla puro politike dhe pretendime territoriale serbomëdha!

Andaj patjetër edhe politika shtetërore jo vetëm që duhet por edhe është e obliguar të reagojë kundër sjelljeve të tilla aspak sportive, siç ndodhi në ndeshjen Rumani-Kosovë, dhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, as që ka të bëjë me promovime të qëllimeve politike, por me respektimin e shtetit tonë, si përfaqësues i barabartë dhe vend i pavarur, kudo që Kosova merr pjesë në çfarëdo lloj sporti dhe aktiviteti sportiv, ku kombëtaret tona përfaqësojnë shtetin e Kosovës.

Dhe jo vetëm është shumë e drejtë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të kërkojë mbështetje politike dhe diplomatike ndërkombëtare, por është edhe e domosdoshme, që në raste të tilla, të reagohet nga të gjithë-si shtet, sepse ekipi ynë, nuk zhvillonte lojë private, por përfaqësonte shtetin e Kosovës dhe këtu nuk pati një incident sportiv, se nuk u godit kush me top, as iu tregua kujt flamuri sportiv, por u shfaqë publikisht, atak politik, duke u ofenduar shteti i Kosovës dhe atakuar politikisht me prejudikime puro politike, konform pretendimeve hegjemoniste territoriale serbe, se kinse Kosova është serbi.

Dhe derisa atake të tilla kanë për qëllim goditjen e drejtpërdrejtë të identitetit shtetëror të Kosovës dhe dinijtetit kombëtar të lojtarëve dhe ekipit sportiv të vendit tonë, kryeministri rumun Marcel Ciolacu do duhej ta parandalonte këtë me kohë, dhe duke qenë se fyerje të tilla, me përmbajtje të palejuara politike, në Rumani po ndodhin në mënyrë të përsëritur, të paktën ta konsideronte të papranueshme dhe kritikonte përzierjen e politikës pro-serbe të shtetit të tij me sportin, si sjellje aspak sportive dhe tendencioze e me paragjykime të hapura politike, e cila nëse nuk ndërpritet mund të ketë pasoja në qëndrimet ndërkombëtare edhe për Rumaninë, që ndeshjet e tilla, të luhen në terrene neutrale, jashtë Rumanisë dhe pa praninë e shikuesve!

Se sportin me politikën, po e përzien, që disa herë vet Rumania, e dëshmojnë sjelljet e saj, aspak miqësore, si vend mikpritës, madje edhe fjalët e tij, janë cinizëm publik, e aspak përgjigje ndaj Kryeministrit të Kosovës, i cili me të drejtë u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të cilët, nën breshërinë e sloganeve serbofile, nuk kishin si të ktheheshin më në fushë, nga e cila, ata u detyruan të largohen, jo nga sjelljet e "mira" as sportive të rumunëve, por nga sulmet e qëllimta denigruse politike, të tifozëve serbofil, kundër identitetit tonë shtetëror dhe dinjitetit kombëtar

Ndërsa sa i takon, prononcimit të kryeministrit rumun se pas braktisjes së ndeshjes kundër Rumanisë, ai do të bëjë presion politiko-diplomatik për ta dënuar Kosovën, e cila ishte viktimë, qëndrimi i tij egoist, dëshmon se edhe ai vet, pajtohet me sjelljet huligane të shikuesve politik serbo-fil, të cilët nuk përçuan asgjë sportive, por kryekëput shfaqen mesazhe ofenduese me prejudikime politike, sipas pretendimeve të hegjemonisë territoriale serbomadhe, për të cilat FIFA, duhet të jap përgjigjen e duhur, ngase çdo gjë ka një kufi dhe kjo sjellje, vërtetë është bëre e tepërt dhe e padurueshme.

E nëse vërtetë qëndron fakti se politika nuk ka punë në sport, atëherë edhe FIFA duhet të marrë vendim të drejtë, ngase Rumania, është ajo që duhet të kujdeset për sjellje sportive dhe disiplinim të huliganëve serbofil, në vend të saj, sepse fusha e futbollit nuk është arenë për zhvillimin e luftërave politike ballkanike, por vend ku maten aftësitë sportive,ndërmjet përfaqësueseve të shteteve të pavarura, kështu që edhe kryeministri rumun, duhet ta shohë pa perde skizofrenie dhe egoizmi, se fajtor për të gjitha sa ndodhën në Rumani, ishin lojtarët dhe tifozët serbofil rumun dhe jo anasjelltas.

Kurse sa i takon Kosovës, edhe FIFA dhe mbarë opinioni botëror është në dijeni, se ne si shtet, vërtetë kemi dëshmuar sjellje shumë miqësore dhe njëmend vetëm sportive, kur rumunët zbrisnin të luanin në Kosovë, ku nuk është dëgjuar asnjëherë të quhet Rumania-Rusi edhe pse për disa dekada edhe Rumania ka qenë nën domenin rus!

Kurse sa i takon Kosovës, edhe FIFA, por dhe mbarë opinioni botëror është në dijeni, se ne si shtet, vërtetë kemi dëshmuar sjellje shumë miqësore dhe njëmend vetëm sportive, sa herë që rumunët kanë zbritur të luanin në Kosovë, ku nuk është dëgjuar asnjëherë të vetme, të quhet, qoftë edhe nga dikush Rumania-Rusi edhe pse siç e di mirë kryeministri rumun, por edhe ne, se për disa dekada edhe Rumania ka qenë nën domenin rus!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".