Lexoni edhe:
Reagimi i Kurtit, ndaj ndeshjes Rumani – Kosovë ka të bëjë me respektimin e shtetit tonë
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Së pari, më duhet të them se ky “Doracak për edukatën seksuale” është bërë mjet lufte për rrymat radikale fetare në Kosovë. Pastaj, shtresat e mosdijshmërisë, apo njerëzit dhe grupacionet që ngjallin dyshime për nëse duhet ose jo të ketë lëndë për edukatën seksuale, janë pjesë e këtyre rrymave.
-Rrymat fetare kanë për qëllim të kundërshtojnë çdo gjë që është njerëzore dhe e natyrshme për njeriun si qenie biologjike. Ato sjellin homofobi dhe kundërshtojnë pranimin e njeriut si qenie e natyrës, të lindur dhe të rritur si qenie biologjike, me fizikun e tij dhe të nështruar ndaj ligjeve të natyrës. Perceptimi i njeriut është se ai përshtatet sipas nevojave, dëshirave dhe lirive të tij.
Lënda për edukatën seksuale është e njëjta, e njohur në botën e civilizuar. Po ashtu, ka përmbajtje të njëjtë edhe në doracakët e MASHT-it. Mjafton të hyni në Google dhe të lexoni qindra programe edukative seksuale me përmbajtje të njëjtë, që nuk kanë lidhje me atë që e quajnë fetarët si pornografi, që është një budallallëk.
Ata janë një pjesë që janë kundër fertilitetit, që nuk dinë për të, dhe që as nuk e dinë se si është realisht kjo çështje. Disa shtete, si SHBA, kanë debate për abortin, por këto çështje të tjera as që diskutohen. Ne po ballafaqohemi me rryma tepër të pasofistikuara dhe të paedukuara në mënyrë shkencore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".