Deklarimi i Kurtit për ndeshjen Rumani – Kosovë, ka përçuar vlerësime humane për të mos i lënë vend gjuhës raciste

Deklarimi i Kurtit për ndeshjen Rumani – Kosovë, ka përçuar vlerësime humane për të mos i lënë vend gjuhës raciste
Deklarimi i Kurtit për ndeshjen Rumani – Kosovë, ka përçuar vlerësime humane për të mos i lënë vend gjuhës raciste

Arsim Haziri

  • 20 November 2024 - 07:17

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Konsideroj se politika s’duhet të ketë ndikim në çështje sportive, ama kjo fatkeqësisht po ndodhë dhe s’lidhet domosdoshmërisht me shtetin tonë, anipse është parë ashtu krejtësisht.

 

-Madje edhe vet shtëpitë sportive ka raste kur kanë vendosur në favor të shteteve më të forta dhe kjo nuk është situatë e panjohur për shoqëritë evropiane. Mendoj se deklarimi i kryeministrit Kurti më shumë duhet parë në këndvështrimin e respektimit të përfaqësive të kombeve dhe mirënjohjen që duhet ta gëzojnë ndër vete, duke përçuar vlerësime të larta humane për të mos i lënë vend gjuhës raciste.

Racizmi është një besim që përjashton, diskriminon ose ulë një person apo një grup njerëzish bazuar në racën apo prejardhjen e tyre etnike. Në këtë dimension duhet parë deklarata e z.Kurtit, pasi një sjellje e tillë manifeston mënyra të ndryshme, si përmes veprimeve, fjalëve, ligjeve apo politikave që promovojnë pabarazi dhe favorizojnë një grup e shtypin një tjetër.

Racizmi nuk duhet të ketë vend në sport apo në asnjë aspekt tjetër të jetës. Sporti është një fushë që promovon bashkëpunimin, barazinë dhe respektin mes njerëzve, pavarësisht nga etnia apo prejardhja, pra ky është konteksti me të cilën arrijë ta lexoj deklaratën e tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".