Lexoni edhe:
Në Maqedoninë e Veriut gjuhë e vetme zyrtare është ajo maqedonase kurse gjuha shqipe vetëm gjuhë lokale zyrtare
Shkruan: ANALISTI-Nijazi Halili
Ministria e Arsimit, nuk është Ministri që ka pikë prej qielli, apo Ministri e një subjekti politik, por është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe do të punojë gjithnjë në interes të vendit, pavarësisht kushteve dhe rrethanave të krijuar.
-Shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile ishin të justifikueshme, pasi ishin vërejtur lëshime teknike të doracakut, mendoj se pas kundërshtive të shumta nga autoritetet lokale dhe shoqëria civile, Ministria e Arsimit, ka kompetenca të plota, për ndryshimin e doracakut në përbërje të eksperteve të cilat do e rishikojnë, doracakun dhe do i evitojnë lëshimet të cilat ishin të pranishme, e jo nga komunat të cilët nuk kanë kompetencë dhe autoritet për veprime dhe marrje vendime, pa autorizimin e MASHTI.
Mendoj se shqetësimi i ngritur dhe polarizimi rreth doracakut, ka qenë i justifikueshëm dhe me plotë të drejtë nga ana e shoqërisë civile, pasi ishte vërejtur se kishte lëshime teknike nga hartuesit e saj, por jo deri në atë masë, sa të merr karakter politik.
Pse një shqetësimi lidhur me doracakun nuk ishte ngritur ditë më parë, por në kohën kur po ofrohen zgjedhjet, kujtoj se mos është më tepër luftë politike, se sa në interes të nxënëseve të cilët janë ardhmëria e këtij vendi.
Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm, dhe i duhur dhe në anën tjetër një përgjigje ndaj presioneve të publikut dhe institucioneve, pasi ishte konstatuar se ky doracak kishte lëshime të natyrës teknike dhe nuk ishte në harmoni me standardet dhe kodin e etikës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".