Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë munduar të përfitojnë pushtetin pa shikuar fare se çfarë dëmi i bëjnë çështjes kombëtare

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë munduar të përfitojnë pushtetin pa shikuar fare se çfarë dëmi i bëjnë çështjes kombëtare
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë munduar të përfitojnë pushtetin pa shikuar fare se çfarë dëmi i bëjnë çështjes kombëtare

Nue Oroshi

  • 22 November 2024 - 07:26

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Fillimisht dua të them se ka qenë gabim pranimi i konceptit që Kosova të quhet multietnike. Dallimi në mes të multietnicitetit dhe multikulturalitetit janë dy botëra të ndryshme dhe një mur i madh që i ndanë në mes.

 

-Një shtet mund të konsiderohet multietnik në qoftëse në atë shtet jetojnë përafërsisht katër komunitetët te ndryshme kombëtare me rreth 25% secila, ose dy komunitete të mëdha kombëtare që i kalojnë mbi 30 apo 40 %. Kurse Kosova me mbi 90 % shqiptarë dhe 10 % minoritete nuk është shtet multietnik por është shtet multikulturor.Në shtetët multikulturore pakicat kanë të drejtë në gjuhë, në shkollim dhe në paraqitjen e kulturave të tyre,por duhet respektuar ligjet e shtetit ku jetojnë në këtë rast të Kosovës.

Kurse sa i përket Maqedonisë së Veriut ku janë mbi 40 % shqiptarë të deklaruar dhe 20% shqiptarë ortodoks të padeklaruar, që shkojnë në 60% janë duke u ballafaquar me sfida të ndryshme në arritjen e barazisë gjuhësore dhe etnike është kryesisht faji i politikanëve shqiptarë të Maqedonisë të cilët asnjëherë nuk kanë arritur që ti adresojnë çështjet kombëtare shqiptare bashkarishtë. Por të gjitha partitë atje janë munduar të përfitojnë pushtetin pa shikuar fare se çfarë dëmi i bëjnë çështjes kombëtare.

Në këtë rast secila parti atje për të ardhur në pushtet ka lëshuar pe në aspektin e çështes kombëtare.Do të ishte mirë që Partitë politike shqiptare të përgadisin një projekt të përbashkët dhe ti paraqesin edhe institucioneve në Maqedoninë e Veriut por edhe institucioneve ndërkombëtare në dy orientime. Rruga e parë që Maqedonia e Veriut të jetë shtet konfederal me dy etnicitetët kombëtare, dhe nëse kjo rrugë nuk pranohët të organizohet një referendum tek shqiptarët e Maqedonisë për bashkimin me Shqipërinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".