Zgjimi i vonuar i Presidentes!

Zgjimi i vonuar i Presidentes!
Zgjimi i vonuar i Presidentes!

Florim Zeqa

  • 22 November 2024 - 11:25

Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër Albin Kurtin për paaftësinë në ndërtimin e marrëdhënieve me aleatët strategjik. Fjalimi i Vjosa Osmanit në Parlament nuk ishte vetëm një shfaqje teatrale për kinse ‘mbrojtjen e aleancave’, por edhe një sinjal i hapur për fundin e bashkëpunimit me aleatin e vetëm politik, Albin Kurtin.

Pasojat e heshtjes së Vjosa Osmanit?

Presidentja për katër vite qëndroj në heshtje dhe në përkrahje ndaj politikave shtetrrënuese të Albin Kurtit, të cilat sot i quan ‘bixhoz’ dhe ‘bukëpërmbysje’, me të cilën heshtje e ka ndihmuar atë dhe i ka përkeqësuar marrëdhënjet me aleatët ndërkombëtarë.

Sikur presidentja të ishte në nivelin e detyrës, sot nuk do të ishim nën sanksione ekonomike ndërkombëtare!

Sikur presidentja të ishte në nivelin e detyrës sot do të ishim të anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare!

Sikur presidentja të ishte në nivelin e detyrës sot do të kishim njohje të reja të shtetit të Kosovës nga shumë shtete të botës!

Reagimi i presidentes në Parlament, për më tepër se reagim i vonuar, është shprehje egos së pakufishme për t’u dukur para opinionit publik dhe qytetarëve të vendit si lidere “shpëtimtare” e vendit nga katandisja e marrëdhënjeve ndërkombëtare prej Albin Kurtit!

E para e shtetit, Vjosa Osmani heshti për katër vite përballë katatndisjes së vendit, kurse tani e zgjodhi të flasë një muaj para kohës së paraparë dhe në (para) fushatë zgjedhore!

Presidente e pa nder dhe e pa vlerë

Distancimi i presidentes ndaj Albin Kurtit, përveqse i vonuar është i pa nder dhe i pa vlerë!

Përderisa ajo heshti, Albin Kurti me kryediplomaten Donika Gërvalla e katandisën politikën e jashtme të Kosovës. I degraduan të gjitha përfaqësitë diplomatike duke i larguar nga detyra diplomatët e karrierës, për t’i sjellur në vend të tyre adoleshentët politik, pjesë të rrethit familjarë, militant partiak apo njerëz me të kaluar të dyshimtë…!

Presidentja reagoj tani kur asgjë nuk mund të përmirësohet në raport me aleatët, duke e quajtur Albin Kurtin si të paaftë për të ndërtuar marrëdhënie me aleatët dhe për të çuar përpara dialogun me BE-në!

Reagimi i vonuar i presidentes në fund të mandatit politik të kësaj qeverie, për më tepër se reflektim pozitiv, vjen si kalkulim për vazhdimësinë e pozicionit të saj politik, për më tepër se dëshirë për bashkëpunim, vjen si ambicie për t’a rrënuar politikisht Albin Kurtin!

Përpjekja e Vjosa Osmanit për të kapur momentin e krizës dhe për ta pozicionuar veten si “shpëtimtare e vendit”, përveqse e vonuar, është e pa nder dhe e pavlerë për të përmirësuar imazhin e lënduar të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por akoma më e vonuar është për të krijuar besueshmëri tek qytetarët e Kosovës, të cilët i mashtroj katër vite më parë me të vetmin qëllim, për të realizuar egon e personale saj për postin e presidentes!

Kaq i ulët ishte mashtrimi që i bëri elektoratit rugovian, por edhe dëmin katastrofal që i solli LDK-së, të cilën e solli në kuotat më të ulëta në historikun e saj!

Presidentja produkt i bixhozit politik

Presidentja Vjosa Osmani e kritikoj për bixhos Albin Kurtin, duke harruar qëllimshëm se ajo vetë erdhi në postin e presidentes përmes bixhozit politik me Albin Kurtin!

Kaq e pa nder dhe bukpërmbysëse është Vjosa Osmani, e dalldisura pas pushtetit dhe privilegjeve pa dhënë asgjë nga vetja për shtetin!

Në kohën kur Kosova po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe presione të brendshme nga pakënaqësitë e qytetarëve, fjalimi i Vjosa Osmanit nuk e zgjidh asnjë problem në planin e jashtëm dhe asnjë problem të qytetarëve, të cilët dita-ditës po e braktisin vendin e tyre shkaku i mungesës së përspektivës zhvillimore dhe kushteve elementare për jetë.

Thënë ndryshe, Vjosa Osmani e huqi kohën dhe peshën e fjalës në Parlament duke e zbehur akoma më shumë rolin unifikues të presidentit!

Tani kur Vjosa Osmani mendon se e shfrytëzoj Albin Kurtin për realizimin e egos personale, ka dalur hapur në kërkim të një ‘përqafimi’ të ri me një lider të ri politik, duke e ëndërruar përqafimin historik me ish liderin e LDK-së, Isa Mustafa!

Mirëpo, kjo çasje e gabuar është duke iu kthyer në bumerang të madh presidentes egoiste. Albin Kurti përveqse e poshtëroi duke ia marrë listën e themeluar nga ajo (GUXO), ia muar edhe dy bashkëkryetarët e partisë së saj, Pecin dhe Gërvallën, dy politikanët më të vegjël të skenës politike bashkë me neoalbinistët, militantët e listës GUXO, të kthyer në VV-ist të përbetuar si dhe ata që janë bërë më albinista sesa anëtarësia më besnike e Albin Kurtit nga themelimi i LVV-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".