
Lexoni edhe:
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë munduar të përfitojnë pushtetin pa shikuar fare se çfarë dëmi i bëjnë çështjes kombëtare
Shkruan: ANALISTI-Halim Hyseni
Politika nuk duhet të ndikojë në vendimet sportive. Në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me vendime politike, por me luftimin e veprimeve raciste, ku një kombi i mohohet dinjiteti dhe e drejta për të garuar në kushte të barabarta. Anëtarët e ekipit fyehen dhe përçmohen, duke iu mohuar barazinë, përkatësinë dhe lirinë kombëtare, siç ndodhi ndaj ekipit të Kosovës. Këto veprime bien ndesh me rregullat e vet organizatës ndërkombëtare të futbollit.
-Veprimet e tifozëve rumunë nuk kishin për qëllim të shkonin për të parë ndeshjen dhe për t’u kënaqur me lojën, as për të promovuar miqësinë ndërmjet dy popujve, por për të krijuar urrejtje. Kjo është akoma më e rëndësishme duke pasur parasysh kontributin e veçantë të popullit shqiptar në ndërtimin e Rumunisë, që nga shekulli XVI. Emërtimi i kryeqytetit të Rumunisë flet për rrënjët e përbashkëta të popullit rumun-trak dhe popullit shqiptar-ilir.
Kërkesa e Albin Kurtit është shumë e drejtpërdrejtë, sepse në këtë rast është shkelur nga tifozët, vëllezërit me shqiptarët dhe qytetarët e Kosovës. Kryeministri i Rumunisë, me reagimin e tij ndaj Kryeministrit Albin Kurti, e argumenton dhe e dëshmon se ai pajtohet me tifozët racistë rumunë. Mendoj se kjo deklaratë e Kryeministrit rumun nuk është etike, sepse ai nuk ka treguar asnjë empati për ndjenjat e lojtarëve të reprezentacionit të Kosovës.
Si njeri dhe veprimtar i të drejtave dhe lirive themelore, konstatoj se Kryeministri i Rumunisë është në vendin dhe kohën e gabuar, sepse duket se nuk e ka lexuar Deklaratën e Përgjithshme të OKB-së, sipas së cilës të gjithë njerëzit duhet të veprojnë dhe sillen si vëllezër, për shkak të prejardhjes së përbashkët.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".