![](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/15/200x200_ramaaa2-11718464436.jpg)
Lexoni edhe:
Kurti nuk duhet ta luajë rolin që mundohej ta bënte Edi Rama me Serbinë për Kosovën
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Paralajmërimet e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 janë tregues të ndryshimit të kursit të tyre politik. Motivet e Listës Serbe janë të qarta, ata përveq 10 vendeve të garantuara me ligj (me pakon e Ahtisarit), synojnë të fitojnë edhe më shumë se kaq, për t’u renditur partia e tretë apo e katërt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përmes të cilave do t’i prishte kalkulimet politike të partive shqiptare dhe jo serbe në Kuvend!
Kurti nuk duhet ta luajë rolin që mundohej ta bënte Edi Rama me Serbinë për KosovënLexoni edhe:
-Kompromisi fatkeq i pranimit me Kushtetutë i 10 vendeve të rezervuara për serbët, ka bërë që listat e partive politike nga 120 të reduktohen në 110 kandidat për deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pranimi i këtij diskriminimi negativ është produkt i elitave paraprake politike, por edhe i këtyre aktuale që nuk e inicuan amandamentimin e një projektligji që ua heqë serbëve 10 vendet e rezervuara në Kuvend!
Të drejtat e minoriteteve të garantuara me ligj dhe Kushtetutë në Republikën e Kosovës janë argument i mjaftueshëm për heqjen e vendeve të rezervuara për serbët, si minoritetin më të privilegjuar në botë!
Pavarësisht reagimeve të partive politike, nuk do të mund ta pengojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe as t’ua heqin vendet e rezervuara në Kuvend.
Përveq në zgjedhjet parlamentare, serbët do t’i shfrytëzojnë edhe zgjedhjet lokale në vjeshtën e vitit 2025 që t’i marrin përsëri institucionet lokale, ku gjithçka do të kthehet në pikën zero, me ç’rast strukturat paralele do të perpiqen ta kontrollojnë sërish veriun dhe do ta pamundësojnë funksionimin normal të institucioneve të shtetit të Kosovës në Veri!
Prandaj, i mbetet legjislatures së re të Kuvendit që të bëjë ndryshimet e amandamenteve kushtetuese që t’i largojnë 10 vendet e rezervuara për minoritetet, në veçanti për serbët lokal.
Është imperativ i ngutshëm kohor që të heqet “vetoja” serbe për të siguruar funksionimin normal të punës së Kuvendit, si parakusht për amandamentimin e ligjeve të tjera që mundësojnë ndryshimin e tërësishëm të ligjit për zgjedhjet, në veçanti për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt me votën e popullit e jo përmes kontrabandimit në Kuvend!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".