
Lexoni edhe:
VMRO-DPMNE kishte shantazhuar shqiptarët
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Në mendimin tim, është racionale që dialogu të mos jetë prioritet i administratës së re amerikane. Duhet gjithashtu të mos jetë prioritet i qeverisë së re të Kosovës, që pritet të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025.
VMRO-DPMNE kishte shantazhuar shqiptarëtLexoni edhe:
-Kjo jo sepse problemet me Serbinë nuk janë të mëdha, por për faktin se Serbia nuk dëshiron të ketë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, dhe Perëndimi nuk po dëshiron të bëjë presion mbi Serbinë për këtë. Serbia është duke e shfrytëzuar në të mirën e saj luftën në Ukrainë, shkak i së cilës është trajtimi më i favorshëm i Serbisë nga Perëndimi.
Kosova duhet t’i kthehet marrjes me veten e saj dhe problemeve madhore që ka. Problemi i madh i Kosovës është funksionaliteti i dobët i institucioneve të saj, dhe me këtë, një Kosovë e dobët funksionalisht nuk është e aftë të rregullojë problemet e veta të brendshme. Para disa ditësh, Putini deklaroi se Kosova është projekt i dështuar.
Funksionaliteti i dobët i institucioneve të Kosovës është pasojë e veprimit të rrjetit serbo-rus brenda institucioneve të Kosovës. Problemi më madhor, në mesin e shumë problemeve të mëdha që ka Kosova, është pastrimi i institucioneve nga individët e përfshirë në veprimtarinë e rrjetit serbo-rus në Kosovë. Zbrazja e Kosovës është kryer si rezultat i funksionalitetit të dobët të institucioneve të saj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".