
Lexoni edhe:
Funksionaliteti i dobët i institucioneve, pasojë e veprimit të rrjetit serbo-rus
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Aktualisht, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ky përvjetor politikën shqiptare e gjen në një gjendje mëse mjerane, me një politikë parlamentare dhe qeveritare të korruptuar, një administratë të papërgjegjshme dhe një shoqëri të pandjeshme. Kjo politikë nuk ka të drejtë as të shfaqet në këtë përvjetor të Pavarësisë, dhe as të japë moral patriotik në Ditën e Pavarësisë.
Funksionaliteti i dobët i institucioneve, pasojë e veprimit të rrjetit serbo-rusLexoni edhe:
-Dy partitë kryesore politike, në fakt, e kanë falimentuar pluralizmin politik, e kanë kapur atë dhe demokracinë, duke u shndërruar në organizata të kapura: njëra nga rilindja socialiste dhe tjetra nga grupokracia e deputetëve të Partisë Demokratike (PD). Ato janë të kapura nga korrupsioni, bashkëveprojnë në korrupsion dhe demokracia është vetëm një fasadë. Të dy këto parti nuk kanë demokraci të brendshme, por janë thellësisht autokratike, dhe si të tilla e mbajnë peng demokracinë, zhvillimin dhe integrimin e vendit.
Problemi më i madh që Shqipërisë i ka ardhur nga politika shqiptare është korrupsioni, dhe përderisa korrupsioni përbën rrezik dhe kërcënim për sovranitetin kombëtar, si dhe përderisa politika e këtyre dy partive mban vendin me paqëndrueshmëri politike, moszhvillim ekonomik dhe keqfunksionim të politikës, demokracisë dhe shoqërisë, shqiptarët në këtë përvjetor të Pavarësisë duhet të protestojnë kundër kësaj elite politike. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ata duhet detyrimisht ta ndëshkojnë këtë politikë të papërgjegjshme kombëtarisht.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".