Shkaktar për numrin e lartë të përsëritësve të nxënëseve në sistemin arsimor në Kosovë janë zingjiri prind-mësimdhënës-ministri

Shkaktar për numrin e lartë të përsëritësve të nxënëseve në sistemin arsimor në Kosovë janë zingjiri prind-mësimdhënës-ministri
Shkaktar për numrin e lartë të përsëritësve të nxënëseve në sistemin arsimor në Kosovë janë zingjiri prind-mësimdhënës-ministri

Nijazi Halili

  • 30 November 2024 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Nijazi Halili

Lidhur me numrin e lartë të përsëritësve të nxënëseve në sistemin arsimor mendoj, se përgjegjësia është zingjirore, prind-mësimdhënës-ministri. Parashtrohet pyetja, pse një hallkë e tillë e përgjegjësisë zingjirore? Ёshtë shumë e thjeshtë, sepse të gjithë janë përgjegjës të kësaj dukurie shqetësuese në arsim, prandaj pesha dhe përgjegjësia mbetet ekuivalente, prind-mësimdhënës-MASHT. Prandaj, për evitimin e kësaj situate alarmante duhet të rritet niveli i bashkëpunimit nder-institucionale dhe secili të merre përgjegjësin që i takon për kapërcimin e kësaj, gjendje të krijuar në sistemin arsimor.

 

-Përgjegjësia apo barra-pesha kryesore ndoshta mbetet jetim, sepse askush ndoshta nuk e pranon fajësinë, për një gjendje e krijuar, në sistemin arsimor, duhet të tejkalohet sa më parë.

Ministria e Arsimit, ka për detyrim që me mekanizmat e saj, ushtroj ndikim në institucionet arsimore, për tejkalimin e kësaj gjendje alarmante.

Institucionet arsimore bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kujdesen për pjesëmarrje dhe gjithë përfshirje në arsim cilësor, duke siguruar zhvillimin e fëmijëve brenda potencialit të plotë.

Pasi vijë nga fusha e arsimit, kujtoj se organizimi i mirë në shkollë, e në anën tjetër bashkëpunimi i ndërsjellët, me institucionet arsimore, do të reflektoj pozitivisht në rritjen e cilësisë, dhe tejkalimin e situatës së mbretëruar në arsim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".