Kreu i SPAK, z.Altin Dumani meriton të shpallet 'Njeriu i Vitit 2024'

Kreu i SPAK, z.Altin Dumani meriton të shpallet 'Njeriu i Vitit 2024'
Kreu i SPAK, z.Altin Dumani meriton të shpallet 'Njeriu i Vitit 2024'

Skender Kapiti

  • 01 December 2024 - 19:29

Shkruan: Skënder KAPITI

Nëse mbahet një sondazh serioz dhe nëse ky sondazh do të organizohej nga një institucion transparent, i besueshëm nga publiku, serioz, i paanshëm dhe jo politik në Shqipëri, dhe në atë sondazh të listoheshin personalitet më të mira politike, akademike, sportive,letrare, juridike etj.,vleresoj se më meritori për t’u shpallur njeriu i Vitit 2024 do të ishte  Kryetari i SPAK-ut , Z. Altin Dumani.

Kjo për faktin se publikisht dhe mediatikisht ai është personi më i vlerësuar dhe më i respektuar  për aftësinë, profesionalizmin, përkushtimin, seriozitetin, për ndershmërinë, për përgjegjshmërinë, guximin patriotik dhe të suksesit në kryerjen e detyrës së vështirë të Kryetarit të Strukturës së Posacme  Antikorrupsion.

 

Korrupsioni, kjo plagë e rëndë prej së cilës po vuan Shqipëria prej mëse 30 vitesh, korrupsioni i cili ishte bërë kërcënim për sovranitetin kombëtar dhe që ishte bërë i pandëshkueshëm e i pasfidueshëm, sot SPAK ka bërë të mundur që askush të mos jetë mbi ligjin, as mbi shtetin dhe as mbi drejtësinë. Tani falë SPAK-ut, drejtuar me kompetencë nga z.Dumani po funksionojnë drejtësia e ligji, dhe shqiptarëve u është kthyer besimi te shteti e drejtësia.Dhe prandaj them se z.Dumani e meriton të jetë njeriu i vitit 2024.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".