Qeveria e Serbisë po e do opozitën por jo Albin Kurtin!?
Ragip Mexhuani
Shkruan: Ragip Mexhuani
-Patriotizmi i Opozitës kundër Albin Kurtit është njësoj si rrena serbe e Dobrica Çosiqit: Gënje, gënje se diçka mbetet!
Këta që dikur e urrenin patologjikisht I.Rugovën njëlloj sot shfaqin urrejtje patologjike ndaj A.Kurtit! Pse?!
Donika Gërvalla në KS drejtuar botës : “Mos i besoni Serbisë ajo gënjen”. Ashtu nuk duhet besuar për asgjë Opozitës. Më tepër e kritikon Albin Kurtin Opozita se sa Serbia.
1 dhjetor 2024 Vuçiqi për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc e bëri fajtor Albin Kurtin. Edhe R.Haradinaj e kritikoi dje A.Kurtin për rastin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc.
Kryetari i SBASHK-ut Rr.Jashari lajmëroi protestën e arsimtarëve me 4 dhjetor 2024. Rr.Jashari ishte deklaruar ka me i’a vu dryrin shkollave. Para dy viteve nxënësit disa javë kishin mbetur pa mësim.
“Më mirë 100 vjet bisedime se sa 1 ditë luftë” (Latine).
Rugova: “Për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve… Serbët e marrin UÇK-në si pretekst për vrasjen mbi popullatën shqiptare”.
Fatmir Humolli: “Jam i sigurt se politikën e UÇK-së e ka udhëhequr Serbia… UÇK-ja nuk ka patur shtab fare madje nuk ka patur as Komandant të Përgjithshëm (komandantët e zonave kanë punuar në mënyrë të pavarur) por ka qenë një grup i njerëzëve të cilët i kanë uzurpuar pozicione-parashutistë me ndihmën e aleatëve të Serbisë dhe e kanë ndërtuar Shtabin e Përgjithshëm. Pra Shtabi i Përgjithshëm ka qenë uzurpim i luftës çlirimtare, që do të thotë se UÇK-ja nuk ka qenë pjellë e Shtabit të Përgjithshëm”.
Komandant Remi: “ Reçaku duhet të mbetet në histori që solli NATO-n në Kosovë. … Forca ime për të mbrojtur popullatën nuk ka qenë as 5%. … Forcat armike tani ishin të përqëndruara në të gjitha fshatrat. …”
Ramush Haradinaj: “Kurrë nuk kam besuar se mund të ndodh ikje e organizuar e ushtrisë. … Më kishin mbetur vetëm 50 ushtarë.”
Qemal Aliu- Agjencia e Flakëve të Luftës Kosovapress Prishtinë 2004 f.121 “Berisha mbeti vendi i vetëm i pashkelur nga forcat serbe. …”
Naim Maloku: “Me lojërat që Serbia i ka bërë me Rugovën, ne edhe si komb jemi poshtëruar, sepse nuk ishim të aftë ta nxirrnim Rugovën prej duarve të Serbisë, pra ose ta kishim mbrojtur ose të kishim bërë ndërrime me ndonjë serb. ….”
Fan Noli: “Shqiptari as lirinë nuk e don”. F.Konica: “Ruaje zot Shqipërinë nga shqiptarët”.
Gj.Fishta:”Shqiptarët janë ashtu si i do hasmi”.
D.Agolli: “Ne shqiptarët jemi popull i veçantë në botë që njerëzit tanë të mirë nuk i dojmë”.
Më 8 nëntor 2024 Avdullah Hoti kërkon marrëveshjen Hoti-Vuçiq që ishte mbajtur në Shtëpinë e Bardhë te Trumpi-Grenelli me 4 shtator 2020. Ashtu Vuçiqi një ditë më vonë e kërkon këtë marrëveshje të Uashingtonit e cila ishte në favor të Serbisë si të gjitha marrëveshjet tjera që nga pas lufta. Në këtë marrëveshje të Uashingtonit Serbia u bë hisedare në Liqenin e Ujmanit. Kjo marrëveshje ishte festuar në Beograd së bashku me Grenellin, si marrëveshje historike për Serbinë (Halil Geci).
Grenelli me Opozitën (LDK-në) e patën rrëzuar Qeverinë Kurti. Më 9 nëntor 2024 mediat e Kosovës TV. për herë të parë pranuan që H.Thaçi me Vuçiqin janë marrë vesh për ndryshimin e kufijve në Albach të Austrisë me 25 gusht 2018.
Enver Hasani këshilltar i Thaçit ka deklaruar: “Vuçiqi organizoi takimin Thaçi-Putin për shkëmbim territoresh”.
Më 28 nëntor 2024 R.Haradinaj deklaroi:”Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin më të keq në Ohër” (më 27 shkurt 2003). Nuk është e vërtetë Aneksi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër nuk është nënshkruar as ratifikuar dhe si i tillë nuk ekziston.
Qeveria e Serbisë-Vuçiqi po e kërkon Asociacionin e H.Thaçit 2013 dhe të I.Mustafës 2015.
TV.21, me 27 nëntor 2024 “Opozita n’rastë se fiton do ta pranon Asociacionin. Qeveria Kurti i thotë jo draftstatusit evropian për Asociacionin”.
( Vuçiqi po e kërkon gjendjen në Kosovë para 4 viteve).
Ashtu M.Gjuriqi në KS të OKB-së e kritikoi A.Kurtin.
Nga Opozita e Kosovës që kur ka fituar VV-ja, Albini ka qenë i akuzuar, i kërcënuar, i fyer, i njollosur si trathëtarë, i kritikuar edhe pse e shtrini sovranitetin në Veri të Kosovës. Kjo opozitë me çdo kusht po mundohen me ardhë në pushtet, me gënjeshtra, me inçizime të pavërteta kinse policia me këpucë të dëmtuara ashtu ushtria pa ushqim të rregullt. Ashtu u demantua gënjeshtra nga vetë gazetari-analisti Branislav Kërstiqi që gruaja e A.Kurtit nuk punon dhe nuk jeton në Beograd. Ashtu ishte gënjyer nga gazetari-analisti Berat Buzhala kinse A.Kurti ka qenë i mbuluar me batanije në një veturë serbe.
Këta 20 vjet kanë fol dhe kanë bashkëpunuar me udhëheqës serbë dhe me Putinin (Thaçi).
Prokurori-Gjykatësit: Pyetne z.H.Thaçin sa herë ka ardhë fshehtas në Gjykatën Speciale, çfarë përpiqej të fshihte për UÇK-në?!
PDK-ja : Petrit Selimi dhe Bernard Nika drejtuar BE-së mos ia hiqni sanksionet Kosovës sepse fuqizohet VV-ja-Albini.
Këta pranuan çka kërkoi Serbia. Kosova u bë me 58 minishtete serbe- kishtare (13 komuna serbe dhe 45 kisha-manastire serbe- zona të mbrojtura me status special). Kjo opozitë i dha tokë kosove Malit të Zi dhe Maqedonisë. Këta e shkatërruan e ozurpuan dhe e copëtuan Kosovën. Ishin 1733 ndërmarrje industriale në Kosovë të cilat u shkatërruan dhe uzurpuan, trojet dhe objektet e tyre u uzurpuan për biznese. Makineritë e këtyre ndërmarrjeve u shitën për skrap në vendet fqinje. Si t’u besohet këtyre për vota. Ditën që u zgjodh kryeministër Albin Kurti në parlament, Fatmir Limaj i thot: Edhe po deshe ti me e shitë Kosovën dije se ne jemi këtu, ndërsa K.Veseli i thot: T’i në kofsh gjallë ki me e këthye Serbinë në Kosovë. Më vonë Kadri Veseli në parlament e shanë në mënyrën më të poshtër Albulena Haxhiun ashtu Kujtim Shala i LDK-së e shanë Albinin nënën e trathëtarit.
A.Kurti gjuhet me gurë gjatë fushatës zgjedhore në Skenderaj.
Më 23 korrik 2023 PDK-ja e sulmon fizikisht në Parlament Qeverinë Kurti.
Hashim Thaçi: më 25.08.2018 në Alpbach të Austrisë ka deklaruar “Unë dhe Vuçiqi nuk jemi djemë problematikë”. Hashim Thaçi e rehabilitoi Vuçiqin. Thaçi ishte për korigjim të kufijve. Vuçiqi deklarohej: “Në Medvegjë kanë mbetur pak shqiptarë. Bujanoci është baraz sa shqiptarë aq edhe serbë”. H.Thaçi : Veriu i Kosovës (Leposaviqi) është dhuratë e Rankoviqit. Inçizimi i videos publike kur Rifat Jashari i thotë “H.Thaçit: Mos më hajde më në shtëpi”. H.Thaçi e ka quajtur VV-në organizatë terroriste.
Xhavit Haliti : Nuk mund t’ia lëmë Kosovën Kmerrëve të Kuq (dmth VV-së), Xhavit Haliti: Rasti i Banjskës nuk ka qenë terrorizëm. Enver Hoxhaj në vitin 2000 deklaron: Nëse Hashim Thaçi bëhet kryeministër unë kërkoj azil politik në Serbi ( kjo thënie është ruajtur me zërin e tij në Institutin BALCMAN në Vjenë.
25 dhjetor 2020 Bilall Sherifi nga Nisma në intervistën Gazeta N. Kosovë deklaroi: Hashim Thaçi kq thënë për Enver Hoxhaj, “nëse fiton UÇK-ja unë do të shkoj të kërkoj azil në Beograd”.
Enver Hoxhaj : “Kryeministër do të jem unë, Albini nuk mund të jetë kryeministër!”.
Hajredin Kuçi ish min. i drejtësisë: “Për krimet e luftës nuk e kisha dënuar askënd dhe e kisha fal gjenocidin serb.”
Blerta Deliu Kodra: “Të arrestuarit dhe të vrarët shqiptarë në Maqedoni në rastin Kumanova i cilësoi terroristë”.
H.Thaçi dhe K.Veseli deklaronin: Ata që nuk e votojnë Gjykatën Speciale nuk ia donë të mirën Kosovës. E vetmja VV-ja nuk e ka votuar këtë gjykatë.
Behxhet Pacolli posa u zgjodh president deklaroi: “Populli i Kosovës ta harrojnë të kaluarën dhe urrejtjen kundër serbëve dhe ta pranojnë multietnicitetin”, dhënë portalit Selssinfo.
Ramush Haradinaj: “Me Albinin do të merrna vesh për 5 minuta.
Më 21 mars 2018 në Kuvendin e Kosovës u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi. Karrika e R.Haradinaj kryeministër i kushtoi Kosovës humbje 8200ha”(Ali Kelmendi).
Ramush Haradinaj : “Radojçiqin e kam mik shtëpie”.
Tani R.Haradinaj disa herë i thotë Albinit shpiun i Serbisë?!
Pal Lekaj: “Pa AAK-në nuk do të ketë as qeveri dhe as president”.
Avdullah Hoti gjatë fushatës zgjedhore Kurti 2, 3 herë e ka akuzuar-kërcënuar Albinin: “Unë do të punoj që A.Kurti të mos vijë në pushtet, Albini nuk ka të drejtë të jetë kryeministër, Albini ka quar krye”.
Gazmend Muhaxheri kryetari i Pejës deklaroi:”Armatimi që e zuri policia jonë në Banjskë, armët kanë qenë të policisë sonë, ky ka qenë inskenim i policisë sonë. Albini po ua bënë serbëve si Milloshi neve shqiptarëve”.
Lumir Abdixhiku e largon fotografinë e I.Rugovës dëshmi Çim Peka.
Halil Matoshi: “Serbia nuk ka bërë gjenocid në Kosovë”.
Kontraverzi Milaim Zeka: “H.Thaçi, K.Veseli, Fatmiri,Ramushi kanë qenë e zeza e Kosovës të cilët edhe shokët e tyre i kanë likuiduar”.
Baton Haxhiu: “Mburrem që kam bashkëpunuar me Stanishiqin…”.
Msc. Muhamet Shabani Degradimi i Pavarësisë së Kosovës bot. Ferizaj 2021. “ Baba i Memli Krasniqit kryetarit të PDK-së Milazim Krasniqi deklaron:Manastiri i Deçanit është serb dhe për Betejën e Kosovës 1389 është identik me atë të Akademisë së Shkencave të Beogradit dhe kishës ortodokse serbe”. Milazim Krasniqi mohon pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389. Ky akademik deklaron se është budallëk të quhet Manastiri i Deçanit shqiptar.
Akademiku Frashër Demaj pohon se nuk është e vërtet që serbët kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve dhe se Masakra e Reçakut ishte incident.
Ish kryetari i Akademisë së Kosovës Hivzi Islami, i cili ishte edhe kryetar i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, duke nënshkruar pranoi që 8.200ha ti dhurohen Malit të Zi (Muhamet Shabani). Ashtu i’u dhanë Maqedonisë të paktën 2.500ha.
Si mund të jenë edhe deputetët Besjan Mustafa, Armend Zemaj,etj., me PDK-në dhe AAK-në kundër Qeverisë Kurti-Osmani, kur dihet që lista Guxo e V.Osmanit është besnike e LDK-së
së I.Rugovës, Xh.Mustafës,T.Zemës,E.Malokut,etj.
Halil Geci: “Grupi i H.Thaçit dhe I.Mustafës janë: Agim Veliu, Haki Rugova,Lutfi Haziri,Avdullah Hoti,Bujar Bukoshi,Driton Selmanaj,Arben Gashi,Lumir Abdixhiku,Skender Hyseni,Kujtim Shala”….
Qëllimi i opozitës është të bashkohet edhe me Listën Serbe dhe me të gjitha partitë e vogla që nuk e kanë kaluar pragun me analistë dhe televizione për ti fituar zgjedhjet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".