Lexoni edhe:
Nuk duhet të përjashtohet organizimi i një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
Shkruan: ANALISTI-Arsum Haziri
Serbia duke qenë shtet imperialist e fashist, normalisht se është e pritshme të ndërmarr çfarëdo politike për ta destabilizuar Kosovën. Kosova ka për detyrë kushtetuese të mbrojë vetën prej çdo pretendimi destruktiv që mund të vie, në këtë rast nga Serbia, dhe rastet e fundit që kanë ndodhur kanë arritur ta cenojnë rënd rendin kushtetuese e human, duke ia nxjerrë edhe njëherë fytyrën e vërtetë Serbisë.
-Këtë politikë fashiste dhe të dëmshme duhet ta dokumentoj në arenë ndërkombëtar
shteti ynë dhe ta konsideroj të rrezikshme për të ardhmen e nivelit rajonal dhe evropian, për t'ia shpërfaqur përfundimisht fytyrën e vërtetë.
Rasti i sulmit në kanalet e Ibër-Lepencit, apo siç kualifikohet tashmë infrastrukturë kritike, e përfshinë në mënyrë direkte Serbinë dhe agresionin e saj, e cila po ashtu krijon potencialisht një nevojë për kontrollë më të rrept në ato pjesë si dhe vendosë në axhendë të afërt edhe vendosjen e trupit mbrojtës-FSK-së. Krahas tendencave të kësoshme që kanë pasur për mision prishjen e qetësisë publike dhe thyerjen e rendit ligjore, shteti ynë duhet ta rrisë edhe shtimin e aktiviteteve që kanë për objektiv luftimin e kriminalitetit, luftimin e një qetësie nga e kaluara që ka rritur dukshëm nivelin e armatosjes së grupeve kriminale.
Grupet kriminale tashmë siç duket janë dobësuar skajshmërish, dhe krejt kjo situatë ka ardhur në shprehje kur pushteti në Prishtinë ka qenë më dinjitoz dhe më pretendent për rend dhe ligj, duke i thyer kështu edhe ato paragjykimi se ligjshmëria e atjeshme është e pamundshme dhe tepër e sfidueshme.
Çka shohë të arsyeshme dhe nevojshme momentalisht dhe që do t'i shërben suksesshëm pushtetit të ardhshëm, është thyerja e paragjykimeve të jashtme-ndërkombëtarëve dhe atyre të brendshëm se vendosja e funksionit të ligjit është e pamundshme dhe e pandodhshme, kësisoji gradualisht ajo pjesë veçse kish kaluar nën administrimin e Serbisë.
Prandaj kjo qeveri duhet ta gëzoj edhe një mandat, për të mirën e vendit dhe të ardhmës së ndritur, për të ardhmën e të rinjëve!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".