Qeveritë tona, për një arsim cilësor duhet të caktojnë ministra profesionalë dhe jo politikë

Qeveritë tona, për një arsim cilësor duhet të caktojnë ministra profesionalë dhe jo politikë
Qeveritë tona, për një arsim cilësor duhet të caktojnë ministra profesionalë dhe jo politikë

Nue Oroshi

  • 07 December 2024 - 08:00

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Arsyet që çojnë në numrin e lartë të përsëritjeve në sistemin arsimor janë të shumta. Mosfunksionimi i trekëndeshit mësues-nxënës-prindër për përcjelljen e situatës së fëmijës nga ana e prindërve dhe mosinformimi i duhur i mësuesve është njëra nga arsyet kryesore. Një arsye tjetër është devijimi i fëmijëve në forma të ndryshme, ku ata i kushtojnë më shumë kohë rrugëve sesa mësimit. Gjithashtu, dhënia e tepërt e fëmijëve pas rrjeteve sociale, ku qëndrojnë deri orëve të vona pas mesnatës, është një problem i madh.

 

-Natyrisht, institucionet kanë përgjegjësi për gjetjen e mënyrës së duhur për të rregulluar proceset e reformave arsimore, veçanërisht në kohën që po jetojmë dhe veprojmë. Qeveritë tona, përmes Ministrisë së Arsimit, duhet të caktojnë ministra profesionalë dhe jo ministra politikë. Në Ministrinë e Arsimit, ministrat duhet të kenë njohuri të paktën themelore mbi funksionimin e sistemit arsimor. Ata duhet të dinë çfarë përfshin reforma arsimore, cilat janë metodat e punës në arsim dhe si mund të implementohen ato.

Ministrat duhet të kërkojnë kontakte me shtetet që kanë pasur sukses në realizimin e reformave arsimore dhe të merren parasysh praktikat më të mira ndërkombëtare. Uroj që në Qeverinë e ardhshme, pavarësisht se kush do ta drejtojë atë, të kemi më shumë ministra që janë të aftë të drejtojnë ministritë përkatëse dhe që kanë përvojë të mjaftueshme për të kuptuar dhe zbatuar politikat dhe reformat arsimore, sesa ministra politikë që nuk kanë fare njohuri mbi mënyrën e funksionimit të ministrive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".