
Lexoni edhe:
Qeveritë tona, për një arsim cilësor duhet të caktojnë ministra profesionalë dhe jo politikë
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Mendoj se kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër ka qenë gjithmonë e duhur dhe ishte mirëpritur edhe këtë herë, pasi është e nevojshme në rrethana të tilla. Aktualisht, për të pasur një kandidat të tillë, kërkohen kushte emergjente, veçanërisht në një kontekst rajonal, ku shumë shtete, sidomos ato të dobëta, po përballen me sfida të mëdha. Ky kontekst kërkon liderë të fortë, të cilët kanë një ideologji shtetërore dhe mund të udhëheqin me vendosmëri.
-Realistisht, deklaratat e Konjufcës për partitë opozitare nuk përbëjnë asnjë kërcënim ndaj pluralizmit politik, të cilin gjithmonë e ka luftuar qasja diktatoriale dhe fashizmi fetar. Aktualisht, opozita identifikohet me një gjuhë destruktive dhe njëanshme, të cilën nuk është dashur ta përdorte shteti, veçanërisht në drejtësi. Partitë duhet të zhvillojnë një kritikë konstruktive, duke arritur të gjejnë fuqizimin dhe racionalitetin, çka do të ndihmonte në ngritjen e mirëqenies socio-politike.
Vendi, duke u bazuar në parametrat dominues, është në një rrugë të drejtë dhe ka elemente progresive, megjithëse natyrisht ka edhe disa defekte të përkohshme. Megjithatë, sfidat që zhvillohen aktualisht si brenda ashtu edhe jashtë vendit kërkojnë një lider më kompetent dhe të aftë për t'i përgjigjur këtyre sfidave. Për këtë arsye, mendoj se kandidimi i Albin Kurtit është i domosdoshëm për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve shtetërore.
Pikërisht për këtë arsye, do të duhej të fokusohej në këto aspekte:
Qëndrueshmëria e politikës
Lufta kundër korrupsionit
Dialogu me Serbinë - Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim të fortë dhe të qartë në dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë e reciprocitetit dhe sovranitetit. Kjo qasje do të mundësonte një vazhdimësi në negociata, duke mbrojtur interesat kombëtare dhe duke kërkuar zgjidhje të drejta.
Politikat ekonomike - Qeveria e tij ka promovuar disa politika të rëndësishme për rritjen ekonomike, duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe duke ofruar mbështetje sociale për grupet vulnerabël. Rrotacioni demokratik dhe politikat e zhvilluara kanë krijuar mundësi për kapitalizim dhe realizim të këtyre qëllimeve, të cilat mund të realizohen vetëm me praninë e kësaj politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".