
Lexoni edhe:
Kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër është e nevojshme për Kosovën e sotme
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Rasti i sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc duhet të zbardhet urgjentisht. Kjo do të thotë që duhet të bëhet një hetim gjithëpërfshirës për të identifikuar dhe ndëshkuar aktorët përgjegjës për këtë akt të shemtuar. Në këtë kontekst, Serbia ka deklaruar se nuk është e përfshirë në këtë sulm, por kjo nuk është arsye që të ndalemi këtu. Duhet të mblidhen faktet dhe provat për të zbardhur këtë rast dhe për të arrestuar ata që janë përgjegjës.
Kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër është e nevojshme për Kosovën e sotmeLexoni edhe:
-Edhe pse mund të ketë ndikime nga grupime serbe dhe mund të ketë marrëveshje me Rusinë, këto janë spekulime që duhet të mbështeten me prova konkrete dhe jo me retorikë bosh dhe fjalor politik. Hetimi duhet të përqendrohet në gjetjen e fakteve dhe të dokumenteve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi dhe të ndëshkohen ata që janë përfshirë në këtë akt të tmerrshëm.
Për vitin 2024, situata duket e paqartë. Dialogu ka stagnuar dhe është bllokuar, duke e bërë atë të duken të padobishëm për momentin. Nuk mund të presim ndonjë ndryshim substancial pa një qasje të re dhe pa një vullnet të vërtetë për të gjetur zgjidhje. Në vend të fokusimit vetëm në marrëveshje të paqarta, duhet të punojmë për të gjetur një formulë për integrimin e serbëve lokalë në institucionet e Kosovës, duke krijuar mundësi për bashkëpunim dhe zhvillim në mënyrë që të arrihet një stabilitet i qëndrueshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".