Albin Kurti, personaliteti i cili ndikimin e tij e ka shtri edhe jashtë kufijve aktual të Kosovës

Albin Kurti, personaliteti i cili ndikimin e tij e ka shtri edhe jashtë kufijve aktual të Kosovës
Albin Kurti, personaliteti i cili ndikimin e tij e ka shtri edhe jashtë kufijve aktual të Kosovës

Gani Qarri

  • 11 December 2024 - 07:18

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Këto ditë, LVV pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë emëroi kryetarin e saj, Albin Kurtin ti prijë fushatës edhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale si kandidat për kryeminstër, që do të mbahen më 09 shkurt të vitit 2025 në Kosovë, personalitet i shquar shumëvjeçar politik, i cili ndikimin e tij e ka shtri edhe jashtë kufijve aktual të Kosovës së ngushtë.

 

-Albin Kurti është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër i Kosovës, i cili për tri mandate me radhë ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, për vitet 2011-2014 si dhe kandidat i LVV-së në tri palë zgjedhje, për kryeministër në vitin 2017 e 2019 dhe më 14 shkurt të vitit 2021, kur LVV edhe i fitoi zgjedhjet me mbi 50.28 % të votave të qytetarëve të Kosovës, kurse nga 22 marsi i vitit 2021 Albin Kurti udhëheqë në mandat të plotë Qeverinë e Republikës së Kosovës, gjë që ndodhë për herë të parë në historinë më të re të Kosovës së pavarur.
Cili nga kundërkandidatët e partive tjera, posedojnë këtë përvojë të gjatë të veprimtarisë dhe bagazh të gjerë politik për vendin?!


Andaj tingëllojnë shumë qesharake shabllonet "voto për "Lumiri 2025", deri në irritim që do ti quaja edhe denigruese dhe fyese deri në nënçmim të LDK-së aktuale, për qytetarin dhe votuesin e Kosovës, me këso kultesh të ulëta dhe personalizimesh të banalizuara politike, me të cilat nuk mund të hysh në fushata, as të fitosh zgjedhjet, se nuk të merr kush seriozisht, me këso lloj humori të hidhur e të ulët irritues, vërtetë kurrë nuk janë ekspozuar para votuesit, as diktatorët, në asnjë kohë e në asnjë vend dhe askund në botë.

Kurse kryeministri Kurti, në përpjekjet e tij të suksesshme për unifikimin e qëndrimit nacional të të gjithë shqiptarëve, sidomos atyre në trevat etnike nën ish federatën jugosllave, ku pjesa më e madhe, aktualisht ndodhen nën FYROM dhe një pjesë tjetër e konsideruar në Kosovën Lindore, që edhe pas çlirimit të Kosovës aktuale, ngeli nën sundimin e Serbisë hegjemoniste, pa sloganet të llojit a-la ldk; “votoni Kurtin “2024.a-2025”, ka vendosë politikën e unifikuar nacionale në binar.

Dhe përveç ushtrimit të detyrës së kryeministrit në mandatin e dytë të Qeverisë së Kosovës, në fillim të muajit maj, me insistimin e tij, anëtarët e partisë së VV-s, morën pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke quar Ali Ahmetin, Menduh Thaçin dhe strukturën e atjeshme të thartuar shqipfolëse, të cilat për 20 vite nuk bënë asgjë për shqiptarët, në pension të merituar politik.

Ndërsa në fillim të qershorit, dy këshilltarë të Qeverisë së tij garuan për zgjedhjen e të parëve të komunave në Preshevë e Bujanoc, në zgjedhjet lokale të këtyre dy komunave të banuara kryesisht me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore, ku në Preshevë u deklasua dora e zgjatur e Aleksandër Vuçiqit baushtellcit gjysmë analfabet i importuar me porosi nga Gjermania, dhe me 2 qershor të vitit 2024 për kryetare të Komunës së Preshevës, zgjedhjet i fitoi Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti.

Shto kësaj sukseset e paimagjinueshme për shtrirjen e shtetësisë dhe rivendosjen e rendit e të ligjit në pjesën veriore të Kosovës, ndalimin e tabelave ilegale serbe, mbylljen e bankave, e postave të Serbisë, ndalimin e dinarit serb, ndalimin e referendumeve dhe zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndalimin e strukturave paralele serbe dhe organizatave terroriste serbe si të ashtuquajturat "mbrojtje territoriale" dhe -Zot ruana- të ashtuiquajturës "brigada fantazmë e veriut", dëbimin e terroristëve dhe kriminelëve serb në Serbi me të cilët ish qeveritë e inkriminuara bashkëpunonin ngushtë dhe e kishin kthyer veriun në oazë të krimit të organizuar dhe terrorit permanent ndaj qytetarëve, ku as policia e Kosovës nuk mund të kalonte pa lejen e kryeterroristit Millan Radojçiq, secila parti, sot do të krenohej, po të kishte një personalitet të tillë për ta kandiduar për kryeminstër të ardhshëm në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

Pra emërimin e Albin Kurtit si kandidat i vetëm i LVV-së për kryeministër, nuk kishte kush ta kundërshtonte, të dilte kundër tij, ti bëhej kundër-konkurrent as ta zëvendësonte edhe në LVV, dhe as që ndjehej kush i sigurt në vetvete, para një personaliteti me bagazh kaq të madh politik e kombëtar, të shfaqej si kundër kandidat nga strukturat aktuale të partisë.

Me shabllonet qesharake deri në irritim si ajo e llojit; "voto për "Lumiri 2025", që do ti quaja, jo vetëm qesharake, por edhe denigruese dhe fyese deri në nënçmim të LDK-së aktuale, për qytetarin dhe votuesin e Kosovës, me këso kultesh të ulëta dhe personalizimesh të banalizuara politike, nuk mund të hyhet ballëhapur në fushata, as të fitosh zgjedhjet, se nuk të merr kush seriozisht, këso turpesh vërtetë nuk kanë ndodhur në asnjë kohë dhe në asnjë vend, askund në botë.

Mos të harrojmë se aventura të tilla përçmuese dhe aspak serioze, nuk ndodhin as në shtetet më diktatoriale, madje as në Rusi nuk kemi parë të shkohet në zgjedhje me sllogane si; "voto Putini 2025" apo në Bjellorusi "voto Lukashenko 2026", a Kore të Veriut "voto- Ban Ki Moon" 2027", Kinë, Bangladesh etj, si LDK-ja e shkërmoqur e cila dirigjohet nga njerëz të katapultuar pa asnjë begraund as bagazh politik dhe aktualisht përveç përvetësimit të emrit, nuk ka asgjë të përbashkët me ish LDK-në famoze, frymën unifikuese as vizionin koherent e shtetformues të Dr. Ibrahim Rugovës, ndaj besoj fort, se që në paranisje, me sllogane të tilla të personalizuara tragjiko-komike; voto "Lumiri 2025" etj, LDK me apo pa vetëdije, është e destinuar, paraprakisht për humbje të turpshme dhe dështime katastrofale.

Kështu që edhe kritika e Glauk Konjufcës ndaj partive opozitare që pa argumente, e sulmojnë Albin Kurtin, lirisht mund të konsiderohet kritik shumë e drejtë e Glauk Konjufcës dhe nuk ka të bëjë asgjë me përpjekje për të minuar pluralizmin dhe lirinë e mendimit politik, ngase të krahasohet Polici i Kosovës me atë të Millosheviqit, ky është shantazhim i qytetarit dhe votuesit i cili nesër duhet të di, kujt t`ia besojë votën e vet, për ta qeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme, sepse nëse merren parasysh vetëm sulmet e njëpasnjëshme terroriste të Serbisë në veri të vendit tonë, pa përmendur këtu edhe dialogun i cili ka hyrë në dekadën e dytë, pa asnjë sinjal për përfundim, Kosova gjendet në momente vendimtare dhe para sfidave të mëdha, pothuajse si asnjëherë më parë.

Këto janë vetëm disa nga arsyet se pse Albin Kurti është emëruar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që janë caktuar të mbahen më 9 shkurt 2025 në Kosovë, dhe pse Kurti ishte i vetmi që pranojë kandidaturën për kryeministër të Kosovës, për kandidaturën e të cilit ishin tubuar 120 nënshkrime, ndaj dhe Glauk Konjufca e lartësoi Kurtin, duke thënë se është “simboli më i shquar i Lëvizjes Vetëvendosje” dhe “Partitë tjera e kanë mllef jo pse Albini ekziston, por pse Albini nuk është i tyre”, prandaj, ne do të kandidojmë me një kryeministër të vërtetë, kurse të tjerët do të kandidojnë me debutonte dhe slogane qesharake; voto “Lumiri”....mjer Rugova, më mirë që ai nuk mund ti shoh shkallimet që po ndodhin në partinë e tij, athua pse ai vet, bënte thirrje votoni LDK-në dhe jo votoni Rugovën, kurse këta çirren voto “lumiri 2025” dhe jo votoni LDK-n? Slogan se jo mahi, i destinuar pikërisht për humbje!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".