
Lexoni edhe:
Votimi pa garë dhe kërcënimi i konkurrencës në politikën e Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Rusisë gjithmonë ia kemi parë sherrin historikisht. Mjafton të kujtohet ndikimi ruso-serb në trojet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku krijuan dy degë të Partisë Komuniste ruso-serbe me emra shqiptarë dhe e shkatërruan palcën arbërore të kombit shqiptar tash e 80 vjet me radhë. Kjo ideologji ende vazhdon me një mendësi komuniste të veprimit në të gjitha trojet shqiptare. Edhe sot e kësaj dite, fatkeqësisht, kemi ende shqipfolës, disa hapur dhe disa të tjerë në mënyrë të fshehur, që punojnë për politikën Beograd-Moskë.
Votimi pa garë dhe kërcënimi i konkurrencës në politikën e KosovësLexoni edhe:
-Shtrohet pyetja: Pse Evropa nuk po e ndëshkon Serbinë me veprime konkrete? Janë disa faktorë që ndikojnë në këtë mosndëshkim. Faktori i parë është se po mundohen ta largojnë Serbinë nga orientimi pro-rus. Këtu është një gabim i madh i politikës evropiane, sepse është e pamundur të largohet Serbia nga ndikimi i politikës ruse. Faktori i dytë është mosqasja e njëjtë e shteteve të Bashkimit Evropian. Është fakt se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian nuk e trajtojnë njëjtë Kosovën. Madje, pesë prej këtyre shteteve nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.
Por, edhe politika e Kosovës nuk është pa faj në këtë rast. Një pjesë e politikanëve tanë flasin për Perëndimin dhe punojnë me Lindjen. Nëse i hedh një sy ndikimit të politikave, e sheh qartë se në Kosovë dominon në çdo pore të jetës politika e Turqisë. Është fatkeqësi se si kjo politikë po e kontrollon ekonominë në Kosovë, e kontrollon kulturën dhe objektet e trashëgimisë kulturore, si dhe në shumicën e rasteve ka ndikim të madh në orientimin politik të Kosovës.
Populli shqiptar ka një shprehje shumë të mirë që thotë: "Nuk është mirë të hahet me dy lugë."
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".