Pse dekorimi kampion bote antikorrupsion i Altin Dumanit nga SHBA nuk i pëlqen elitës politike në Shqipëri e Kosovë

Pse dekorimi kampion bote antikorrupsion i Altin Dumanit nga SHBA nuk i pëlqen elitës politike në Shqipëri e Kosovë
Pse dekorimi kampion bote antikorrupsion i Altin Dumanit nga SHBA nuk i pëlqen elitës politike në Shqipëri e Kosovë

Skender Kapiti

  • 12 December 2024 - 15:28

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Pavarësisht se prej meritës së SPAK-ut në Shqipëri besimi publik te drejtësia ka rritje nga ish 10% para miratimit të reformës në Drejtësi, tani beueshmëria te SPAK, Drejtwsia e Re këtë vit ka shkuar në 56.8%. Pavarësisht se nga publiku dhe ndërkombëtarët vleresohet se në Shqipëri falë punës së lavdërueshme e të sukseshme të SPAK-ut ka përmirësime në luftën kundër korrupsionit të cdo lloj niveli, por, aq i fuqishëm ka qenë instaluar korrupsioni në Shqipëri sa që përsëri raporti i World Justice, publikoi Me 24 Tetor, 2024 se “Shqipëria është më e korruptuara në Europë”,

Dhe në antitezë me këtë realitet vjen vlerësimi nga SHBA për kryetarin e SPAK, Z.Dumani , të cilin e shpallin kampion botëror në luftën kundër korrupsionit, gjë e cila tregon dhe verteton faktin e një lufte dhe sfide të jashtëzakionshme të Kryewtarit Dumani dhe SPAK-ut në betejën për të cmontuar sistemin e korrupsionit në Shqipëri, dhe për ta larguar e hequr Shqipërinë nga lista si kampione Europe në korrupsion. Pra Korrupsioni në Shqipëri ishte bërë kërcënim serioz për Sovranitetin kombëtar vetem për meritë të politikës, të politikaneve, pushtetarëve dhe të drejtësisë së korruptuar, pra prej elitës shqiptare që e ka sunduar Shqipërinë në këto 34 vite tranzicion. Dhe pikërisht ky dështim i politikës ,ky superkorruptim i saj nuk mund t’i pëlqente fakti se SHBA shpalli si kampion kreun e SPAK-ut , si kampion në luftën kundër korrupsionit, kjo gjë nuk i pëlqen asnjë kryetari partie politike, asnjë ishkryeministri,kryeministri apo presidenti shqiptar nisur nga fakti si i egoizmit dhe xhelozisë së sëmurë të tyre, por më shumë prej asaj se elita politike në Shqipëri e Kosovë janë kapur dhe korruptuar nga krimi e korrupsioni dhe kishin instaluar sistemin e korrupsionit, që përbën dhe kërcënonte sovranitetin shtetëror.

Madje cudia është se si ka mundësi që Dekorimi i kreut të SPAK, Z. Dumani nga SHBA i cili është në favor të Partisë Demokratike, por “çuditërisht” pse kjo gjë nuk i pëlqen as asaj!?

Vlerësimi dhe dekorimi që iu bë nga SHBA kreut të SPAK , Z.Altin Dumani si kampion botëror në betejen dhe luftën kundër korrupsionit, duke vlerësuar kështu edhe punën e SPAK-ut dhe duke inkurajuar e mbështetur luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, kjo duhet të shikohej, të reklamohej e mbështetej sidomos nga opozita shqiptare, nga Partia Demokratike sepse ky vlerësim dhe inkurajim nga SHBA për drejtësinë e re shqiptare i shërben kauzës së shqiptarëve, asaj të ndërtimit të shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe të zbatimit të drejtësisë për të gjithë qytetarët njëlloj. Përderisa PD pretendon me të drejtë ashtu si shumica e opinionit se në Shqipëri funksionon një regjim i zhytur në korrupsion dhe në trafiqe droge dhe kundër interesave publike, atëhere i pyesim këta të opozitës dhe demokratët, se: a nuk po e lufton SPAK-u si kurrë ndonjëherë në Shqipëri korrupsionin e lartë shtetëror, a nuk po arreston dhe dënon Drejtësia e Re deputetë, ishdeputetë, ministra, ishzëvëndëskryeministra dhe kryebashkiakë e drejtorë dhe a nuk po i vë ata para drejtësisë, gjë që kurrë nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri që të arrestohen e të dënohen për korrupsion pushtetarë e shtetarë të lartë sic po bëhet sot nga Drejtësia e Re për ministra, kryetarë bashkish dhe për deputetë të Partisë Socialistë në pushtet.

Pra z. Dumani dhe Drejtësia e Re përderisa më së shumti ajo po ndëshkon pushtetarë, qeveritarë qëndrorë dhe lokal, drejtorë dhe administrator të qeverijes dhe të pushtetit lokal aktual që janë nga Partia politike Socialiste që ka pushtetin si ka mundësi që opozita nuk e mbështet punën që po kryen Drejtësia e Re?Aq më keq akoma kur për interesa personale të disave nga opozita që i heton SPAK-u për korrupsion , nga opozita organizohen deri dhe protesta kundër SPAK-ut për mbrojtjen e tyre.

Pra pyesim se a përputhet sot agjenda politike e Partisë Demokratike me interesin e publikut dhe me kauzën e shqiptarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të lartë shtetëror dhe me ndërtimin e shtetit ligjor dhe zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët njësoj?Agjenda e opoztës është tkurrur vetëm në avokati politike për të mbrojtur kryetarin e saj të shpallur non grata , dhe te mbrojtja politike e kryetarit Partisë së Lirisë.

Dhe me këtë agjendë, a mund të pretendohet se do vijë kjo opozitë në pushtet?

Jo vetëm Opozitës ,por vlerësimi dhe mbështetja që SHBA i japin Drejtësisë së Re në Shqipëri nuk i pëlqen as Qeverisë të këtyre 12 viteve dhe as shumicës së mediave televizive dhe gazetave shqiptare që shërbejnë si mercenarë të parasë dhe politikës së korrupsionit.Kryetari i Partisë Demokratike nuk e dëshiron dhe nuk e njeh SPAK-un , sepse ai kujton drejtësinë politike të kohës së qeverisjeve të tij, kur ai dhe drejtësia e tij nuk ndëshkoi krimet e komunizmit, nuk bëri ligjin e lustracionit dhe as dekomunistifikimin e vëndit dhe vazhdon dhe është edhe sot kundër Veting-ut të politikës; nuk ingranoi në politikë të persekutuarit politik por u mori vetëm votat, ndëshkoi bashkëshorten e diktatorit vetëm për kafe; si dhe pyesim se a ndëshkoi ndonjë të korruptuar nga qeverisjet e tij ,apo qoftë edhe ndonjë nga ishpushtetarët dhe korrupsionin e qeverisjeve të Partisë Socialiste, dhe po sjellim në kujtesë ato se cfarë PD thoshte nëpër mitingje në vitin 2005 , se kur të marrim pushtetin nuk ka burgje që t’i zë socialistët e korruptuar, por që “drejtësia” e tij e viteve të qeverisjes 2005-2013 nuk ndëshkoi asnjë prej tyre.Tani kur Drejtësia e Re po ndëshkon qeveritarë aktual socialistë që janë në pushtet, pse PD është kundër SPAK-ut?

Shënim: po nëse në këtë realitet, me këtë stërkorrupsion të qeverisë socialiste, me këtë numër të madh ministrash,deputetësh, drejtorësh e kryebashkiakësh të arrestuar për korrupsion, dhe ta zëmë sikur këtë ta kishte bërë PD po të kishte qenë në qeveri, a e merrni me mend se si do ta kishte shfrytëzuar këtë Partia Socialiste po të ishte në opozitë, a e merrni me mend se socialistët do të kishin bërë maksimumin me protesta kundër korrupsionit, proSHBA-ve dhe proSPAK-ut për të marrë pushtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".