Për shumicën e politikanëve të Kosovës, këto zgjedhje të shkurtit do të jenë të fundit

Për shumicën e politikanëve të Kosovës, këto zgjedhje të shkurtit do të jenë të fundit
Për shumicën e politikanëve të Kosovës, këto zgjedhje të shkurtit do të jenë të fundit

Nue Oroshi

  • 13 December 2024 - 07:12

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Unë nuk shoh ndonjë përparim real. Në të vërtetë, nuk e di pse po zhvillohen këto bisedime! Këto bisedime nuk kanë fare kuptim. Politika e Serbisë e urren popullin shqiptar dhe e sheh atë vetëm si sharragji ose pastrues kanalesh, jo si politikanë, profesorë apo intelektualë. Në këtë rast, për të avancuar bisedimet, Serbisë duhet t’i vihen kushte dhe sanksione. Derisa ajo përkëdhelet nga një pjesë e shteteve evropiane, nuk do të ketë përparim në dialog.

 

-Sa i përket qëndrimeve të liderëve të të dyja palëve, pozitat e politikanëve serbë, qoftë të pozitës apo opozitës, janë të njohura. Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, ata janë të njëjtë. Por fatkeqësia është se politikanët tanë nuk janë në gjendje të dallojnë shtetin nga pushteti. Të verbuar nga etja për pushtet, harrojnë edhe vetë shtetin. Duhet që njëherë e përgjithmonë të bashkohen dhe, për çështjen e shtetit të Kosovës, të jenë të gjithë në një front të përbashkët. Çështjet e brendshme të zhvillimit të Kosovës mund t’i debatojnë dhe të luftojnë politikisht njëri-tjetrin, por për shtetin duhet unitet.

Mendoj se për shumicën e politikanëve të Kosovës, këto zgjedhje të shkurtit do të jenë të fundit. Ka ardhur koha që shumë prej tyre të pensionohen politikisht.

Pensionimi politik nuk përcaktohet nga mosha, por nga shterpësia. Kur një politikan nuk ka më ide për zhvillimin e politikës, ai duhet të tërhiqet dhe të shkojë në pensionim politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".