OPSTRUKCIONET NDAJ QEVERISE DHE PARLAMENTIT TE OPOZITES!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.
Ajo qӫ po ndodh nӫ Republikӫn e Kosovӫs ӫshtӫ rast suigeneris nӫ shtetet e Botӫs demokratike ku funksionon sistemi Parlamentar. Gjykata Kushtetuese e Republikӫs sӫ Kosovӫs ӫshtӫ shndërruar nӫ (filial) tӫ partive politike opozitare tӫ cilat pӫrmes kӫsaj Gjykate po mundohen tӫ bllokojnë qdo nisӫm tӫ ligjeve tӫ cilat dalin nga Qeveria dhe miratohen nӫ Parlamentin e Kosovӫs. Nӫ njӫ Shtet Demokratik ku pushtetet janӫ tӫ ndara e ku përgjegjësi pӫr zbatimin e ligjit dhe rendit kushtetues duhet ta bartin njerӫzit e dӫshmuar me integritet profesionist tӫ cilӫt nӫ biografinë e tyre kanӫ lӫnӫ gjurmӫ profesionale dhe shkencore me njӫ fjalӫ kanӫ kredibilitet dhe besim tek qytetarӫt nuk do duhej tӫ vihen nӫ pikӫpyetje aktvendimet kredibile qӫ dalin nga kӫto institucione. Por shtrohet pyetja?
A ka ndӫrtuar Kosova sistem tӫ mirӫfillt tӫ drejtësisë per ti përmbushur standartet e sistemit parlamentar dhe tӫ standarteve tӫ Bashkimit Evropian. Raportet qӫ dalin nga Institucionet kredibile tӫ cilat e monitorojnӫ Sistemin e Drejtӫsisӫ nӫ vazhdimӫsi kanӫ konstatuar se Sistemi i Drejtӫsisӫ nӫ përgjithësi nӫ Republikӫn e Kosovӫs, ka probleme tӫ natyrave tӫ ndryshme tӫ cilat kanӫ mbetur tӫ pa reformuara duke e bllokuar vetingun nӫ Sistemin e Drejtӫsisӫ. Nuk ka dyshim se ligji (apo “Byroja”) pӫr vlerësimin e prejardhjes sӫ pasurisӫ tӫ pajustifikueshme tӫ klasӫs politike dhe personave tӫ caktuar tӫ cilӫt me vite janӫ përfolur se janӫ pasuruar nӫ mӫnyrӫ tӫ paligjshme ӫshtӫ shkaktari kryesor qӫ grupet e caktuara tӫ partive politike po vrapojnӫ tek Gjykata Kushtetuese me qӫllim tӫ bllokimit dhe dӫshtimit tӫ kӫtij procesi i cili ӫshtӫ pritur me vite me entuziazӫm nga qytetarӫt e Kosovӫs. Po ky ligj i cili duhet tӫ zbatohet sa mӫ parӫ edhe nӫ Kosovӫ mӫ parӫ morri dritӫn e gjelbӫrt edhe nga komisioni i Venecies. Po tӫ kishte fare ndӫrgjegje dhe moral qdo njeri i kӫtij vendi do duhej tӫ përkrahte kӫtӫ iniciativë nӫ tӫ mirӫ tӫ qytetarӫve dhe tӫ Sistemit tӫ Drejtӫsisӫ. Nuk ka dyshim se vite me radhӫ qytetarӫt e Republikӫs sӫ Kosovӫs ma sovjekisht e kanӫ pӫrkrahur themelimin e “Byrosë” pӫr konfiskimin e pasurisӫ nӫ mӫnyrӫ tӫ paligjshme tӫ individëve qӫ kanӫ arritur pasuri marramendӫse. Koha po tregon se na mungon vetӫdija dhe jemi nӫ lajthitje duke u sjellur nӫ mӫnyrӫ tӫ papërgjegjshme duke e ditur se Gjykata Kushtetuese pӫrbӫhet prej njerëzve tӫ kӫtij vendi tӫ cilӫt e thithin ajrin dhe e pin ujin e Kosovӫs dhe tӫ cilӫt janӫ pjesӫ e mentalitetit dhe vetëdijes tӫ kӫsaj shoqӫrie nӫ tӫ cilӫn po jetojmӫ. Kjo qӫ po ndodh tani nӫ bllokimin e proceseve ӫshtӫ lajm i keq pӫr tӫ ardhmen e kӫtij vendi.
Duhet ta dimë se askush nuk mund tӫ dal mbi Shtetin. Qeveria e njӫ Shteti ӫshtӫ organ ekzekutivӫ tӫ cilӫn e ka zgjedhur dhe votuar Parlamenti nӫ mӫnyrӫn mӫ demokratike permes vullnetit qӫ ka dalӫ nga bekimi i popullit. Andaj duhet ta kuptojmӫ se pavarӫsisht ndarjӫs sӫ pushteteve qeveria dhe Parlamenti janӫ piramida qӫ e drejtojnӫ Shtetin dhe askush nuk mund ta bllokoj dhe kontestoj kӫtӫ. Kӫtӫ duhet ta dijӫ edhe Gjykata Kushtetuese e cila me vendimet e saja racionale, Juridike, Kushtetuese duhet tӫ veprojӫ nӫ drejtim tӫ qbllokimit tӫ nismave tӫ cilat Shtetit tӫ Kosovӫs i sjellin probleme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".