
Lexoni edhe:
Serbia nuk do të ndalet me kaq ndaj Kosovës, por do të vazhdojë luftën për të marrë territor
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Çështja e Zajednicës etnike, sikurse është shtyrë nga e kaluara dhe sikurse po kërkohet nga ndërkombëtarët, është një çështje e rrezikshme dhe tepër e dëmshme për të ardhmen e vendit tonë. Asnjë qeveri nuk duhet ta implementojë këtë çështje, specifikisht kjo e tanishmja, e cila, mbi bazën e dëmit që mund të sjellë nëse zbatohet, ka arritur të sigurojë mbështetje masive.
-Prandaj, e konsideroj të rëndësishme tejkalimin e kësaj kreature, e cila fatkeqësisht ka marrë edhe mbështetje evropiane dhe ndërkombëtare, dhe është shndërruar në detyrim edhe për pushtetin aktual. Kosova duhet me urgjencë dhe në mënyrë mjeshtërore ta kushtëzojë çështjen e vazhdimësisë së dialogut me hetimin real të rastit të Banjskës, ku në mënyrë direkte konfirmohet përfshirja e Serbisë fashiste. Po ashtu, nuk duhet të harrohet çështja e sulmit terrorist, ku dyshimet janë se ka pasur një lidhje të mundshme me Serbinë.
Nuk duhet harruar asnjëherë se implementimi i Zajednicës etnike do të çonte në krijimin e një shteti të mesëm ndërmjet atij qendror dhe lokal, duke favorizuar skajshmërisht serbët dhe duke çuar në ndarje gjeografike, politike, juridike dhe, në fund, ekonomike. Kjo formë e kualifikimit, nga masa tjetër, tregon qartazi se kemi të bëjmë me një kreaturë organizative, me elemente të pavarura, duke çuar në pavarësi të plotë nga pjesa tjetër, për ta thelluar më shumë ndarjen me minoritetet e tjera dhe, po ashtu, me organizimin tonë të deklaruar më 17 shkurt 2008.
Prandaj, them se është një intencë e kohës pengimi i kësaj kreature me elemente të pastra shtetërore. Çdo kontribut në këtë drejtim shton mundësitë për ringritje kushtetuese dhe më pas ligjore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".