
Lexoni edhe:
Mbështetje e fortë nga Kroacia për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimit
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Situata në veri të Kosovës mund të ndikoj vetëm nëse Kurti gjen një rrugë për të integruar serbët lokalë në zinxhirin kushtetues të vendit. Integrimi i serbëve dhe mbajtja e sovranitetit të plotë është interesim i politikës aktuale të Kosovës, pra në këtë gjendje të krijuar, duhet të integrohet komuniteti serb.
Mbështetje e fortë nga Kroacia për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimitLexoni edhe:
-Kërkesat e kësaj natyre që përmes një asociacioni të normalizohen relacionet, tek Kurti nuk vlen; pra, ideja është që kjo situatë që është krijuar në veri të mbetet si e tillë dhe të integrohen serbët. Me asociacion po i bie kthim pas në struktura të dikurshme paralele, por të legalizuara për krijimin e asociacionit.
Kurti nuk themelon asgjë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe çdo draft që vjen në të ardhmen, edhe nga BE, ka të njëjtin fat si ky drafti i fundit i BE-së. Pra, barakada e BE-së për asociacionin, që është tema kryesore e Marrëveshjes së Ohrit, ka bërë që Kurti mos të merret me këtë punë. Pra, në Kosovë s’ka konsensus kombëtar për themelimin e asociacionit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".