Lexoni edhe:
Albin Kurti nuk themelon asgjë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Mendoj se partia në pushtet ende gëzon një mbështetje të konsiderueshme. Madje, siç po vërehet në terren, ky subjekt do ta rrisë edhe më shumë këtë mbështetje, duke kaluar mbi 50%. Këto që po them janë teori, jo domosdoshmërisht të vërteta, por janë të bazuara në gjendjen reale dhe të dominueshme që prekim çdo ditë. Pushteti aktual, përmes mekanizmave të tij dhe veprimtarisë së shtrirë në terren, veçanërisht në veri, do ta shtojë akoma më tej mbështetje, duke minimizuar natyrshëm fuqinë e partive opozitare.
Albin Kurti nuk themelon asgjë në kundërshtim me Kushtetutën e venditLexoni edhe:
-Në aspektin e pushtetit të tanishëm, mund të vërehen disa defekte të dukshme, por krahasuar me pushtetet e kaluara, ato janë më të vogla dhe assesi të pafalshme. Megjithatë, në aspektin filozofik dhe sociologjik, kjo dekadë duket t'i përkasë Lëvizjes Vetëvendosje dhe politikave të saj, sidomos duke pasur parasysh zhvillimet rajonale dhe globale. Politikat e saj shihen si të domosdoshme dhe urgjente.
Partitë e vjetra që kanë udhëhequr vendin duhet të kalojnë në reforma të thella strukturore. Koha e nevojshme për këtë duhet të jetë më e madhe, që qytetarët të mos i identifikojnë më me dështimet dhe politikat që kanë sjellë rritje të varfërisë, dobësimin e stabilitetit dhe humbjen e kapaciteteve shtetërore. Kjo është një analizë, prandaj theksoj faktin se zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë edhe më shkatërruese për klubin e vjetër politik, i cili do të gjykohet për degradimin që ia ka sjellë vendit.
Këto janë disa nga premisat mbi të cilat janë ndërtuar perceptimet e qytetarëve, dhe si pasojë, ato kanë ndikuar në formimin e qëndrimeve të ndëshkueshme. Deri në kalimin e një procesi të "shpërlarjes politike", këto parti, veçanërisht ato opozitare, do të mbeten në një nivel të ulët të mbështetjes, përderisa nuk bëjnë një reflektim të thellë politik nëse duan të rrisin vlerësimin e qytetarëve.
Sa i përket koalicioneve, i shoh ato si të panevojshme dhe të dëmshme për sabotimin e një qeverie të formuar nga Vetëvendosja. Madje, çështja e koalicioneve, në retrospektivë, është një nga arsyet kryesore pse qytetarët i kanë ndëshkuar kaq rëndë. Opozita duhet të mbetet në dimensionin opozitar, të ndërtojë kritika të thella dhe të mbështetura mbi fakte, duke kërkuar gjithashtu mbështetje nga populli dhe duke e pasur parasysh nevojën për një filtrimin të thelluar të strukturave dhe politikave.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".