VV do të mbetet partia më e votuar në Kosovë, por jo me një rezultat që kishte katër vjet më parë

VV do të mbetet partia më e votuar në Kosovë, por jo me një rezultat që kishte katër vjet më parë
VV do të mbetet partia më e votuar në Kosovë, por jo me një rezultat që kishte katër vjet më parë

Nue Oroshi

  • 21 December 2024 - 07:43

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Është ende herët për të folur për një rezultat të definitv për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ka shumë faktorë që ndikojnë në rezultat. Faktori i parë është qëndrueshmëria e votuesve të partive politike. Sa i përket rezultatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), asgjë nuk është e sigurtë.

 

-Nuk është e sigurtë për faktin se votuesit e VV nuk janë votues të qëndrueshëm, për shkak se VV nuk ka zona stabile elektorale. Më shumë, ata janë votues frymëzues të momentit dhe votues të pakënaqur me qeverisjet e kaluara.

Megjithatë, mendoj se VV do të mbetet partia më e votuar në Kosovë, por jo me një rezultat të ngjashëm me atë që kishte katër vjet më parë. Do të ketë një rënie, por sa do të jetë ajo, do të shihet në mbrëmjen e 9 shkurtit 2025. Ka edhe një fakt tjetër që nuk i shkon në favor VV-së. Pas fitores së Republikanëve në SHBA, shumë parti të djathta në Evropë janë duke fituar. Me një fjalë, nuk është sezona shumë e favorshme për partitë e majta.

Sa i përket ndryshimeve të papritura, kjo varet se sa do ta kenë fuqinë partitë politike për të qeverisur Kosovën. Mendimi im është se VV për të qeverisur në katër vitet e ardhshme do të ketë nevojë për një nga tre partitë politike që janë aktualisht në opozitë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".