FENOMENET E KOHES: LUFTA PER BAJRAKTARIZEM I ZHVESHI POLITIKANET E LLAPIT?!...

FENOMENET E KOHES: LUFTA PER BAJRAKTARIZEM I ZHVESHI POLITIKANET E LLAPIT?!...
FENOMENET E KOHES: LUFTA PER BAJRAKTARIZEM I ZHVESHI POLITIKANET E LLAPIT?!...

Ismail Muqiqi

  • 22 December 2024 - 17:36

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.

Regjioni i Llapit gjatӫ historisë ka dhӫnӫ shumӫ mendimtar tӫ odave dhe kullave, shumӫ trima e atdhetar, veprimtar tӫ dӫshmuar qӫ u sakrifikuan nëpër burgje pӫr tӫ mirӫn e kombit Shqiptarӫ. Kӫta burra gjatӫ shekullit tӫ kaluar u bashkuan pӫr ti dalur zot vendit, edhe atëherë kur kufijtë e Kosovӫs rrezikoheshin nga Serbia dhe armiqtë tjerӫ tӫ Kosovӫs. Burrat e Llapit i qëndruan besnik “Besës Shqiptare”, mikpritjes, duke e kultivuar gjeneratë pas gjenerate traditën Shqipӫtare dhe vlerat sublime tӫ kombit. Kjo ishte historia e ndritshme e burrave tӫ Llapit, qe nuk donë koment.  

Qfarӫ ndodhi mӫ vonӫ?!...

Me fillimin e pluralizmit, dhe proceseve Demokratike u aplikua sistemi shumӫ partiak Llapjanӫt ishin ata tӫ cilӫt i dhanë energji formimit tӫ Lidhjes Demokratike duke u rreshtuar pas Dr.Ibrahim Rugova. Qfarӫ ndodhi mӫ vonӫ?. Lufta pӫr pushtet dhe bajraktarizëm e luhati karakterin dhe integritetin e individëve tӫ caktuar tӫ cilӫt filluan tӫ mirӫn me politikӫ e tӫ cilӫt u bӫnӫ pjesӫ e strukturave dhe organeve deri tek kryesia e Lidhjes Demokratike tӫ Kosovӫs. Lakmia pӫr pushtet përkatësisht pӫr tu bӫrӫ i pari bӫri qӫ kjo plejadë e politikanëve tӫ Llapit mӫ nӫ fund tӫ pӫrqahet duke e humbur vizionin dhe unitetin pӫr te bӫrӫ politike. Kӫshtu nӫ organet e Lidhjӫs Demokratike tӫ Kosovӫs u bӫnӫ pjesӫ shumӫ emra nga regjioni i Llapit tӫ cilӫt me vite ishin pjesӫ e Institucioneve tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Po i përmendim vetӫm disa afӫr Ibrahim Rugovӫs nӫ kryesinӫ e LDK-sӫ dhe nӫ kӫshillin e pӫrgjithӫshӫm ishin: Rexhep Gjergji, Zejnullah Rrahmani, Fatmir Sejdiu, Naip Zeka, Sabri Hamiti, Agim Veliu, Skender Hyseni, Ilaz Pireva, edhe emra tӫ tjerӫ tӫ cilӫt ishin shtylla kryesore e Lidhjes Demokratike tӫ Kosovӫs. Epshet karrieriste dhe lakmia pӫr pushtet nga njӫhere e zhveshin personalitetin e njeriut. Kjo ndodhi kur naiviteti dhe rrymat e ndryshme tӫ shërbimeve parapolitike ua futën pykat Llapjanӫve duke i pӫrqarӫ dhe mӫ vonӫ duke i zhveshur nga petku i politikӫs dhe i pozitave qe i mbanin nӫ Institucionet e Shtetit. Rasti ma i veqantӫ i cili i solli dӫme tӫ mӫdha jo vetӫm Lidhjӫs Demokratike por gjithӫ Institucioneve tӫ Shtetit ishte marrja e timonit tӫ drejtimit tӫ partisӫ tӫ LDK-sӫ nga Fatmir Sejdiu tek Isa Mustafa. Kjo ishte goditja mӫ e rӫndӫ qӫ i ndodhi Lidhjӫs Demokratike e cila mӫ vonӫ e humbi kredibiletin dhe kohezionin Rugovistӫ. Nga kjo pӫrqarje mӫ vonӫ u anashkaluan pothuajse tӫ gjitha kuadrat e lartӫpӫrmendura Llapjane qӫ dikur ishin nӫ sofrӫn e parӫ tӫ LDK-sӫ me njӫ fjalӫ nӫ lӫvizjӫn gjithӫpopullore nӫ Kosovӫ. Pykat dhe tradhtitë nuk pӫrfunduan vetӫm me Fatmir Sejdiun dhe kuadrat tjera tӫ cilat ishin pjesӫ e strukturave partiake tӫ LDK-sӫ dhe pjesӫ e Institucioneve tӫ Shtetit, por kӫto (marifete) vazhduan qӫ nga vdekja e Ibrahim Rugovӫs e kӫndej. Llapjanӫt me politiken qorre, me sindromin pӫr bajraktarizëm e paguan shtrenjӫt pozicionin nӫ politikӫn kadrovike tӫ Kosovӫs. Tani kjo mӫ sӫ miri u dӫshmua para pak ditӫsh kur ish Kryetari i Degӫs tӫ Lidhjӫs Demokratike dhe Kryetari i Komunӫs sӫ Podujevӫs Agim Veliu mbeti jashtӫ listӫs pӫr Deputet tӫ Parlamentit tӫ Kosovӫs. Kӫshtu Llapjanӫt duke u shtyer me brryla, se kush do tӫ arrij i pari nӫ Prishtinӫ jo qӫ i realizuan iluzionet e tyre por mbetӫn tӫ pӫrqarӫ, tӫ anashkaluar tӫ pӫrbuzur, tӫ zhveshur, si thotӫ populli “si qyqja nӫ rremӫ”. Nӫ fund po theksojmӫ se Llapjanӫt edhe pse e paguan fakturӫn me qmimin mӫ tӫ lartӫ gjatӫ historisӫ mӫ nӫ fund duke u pӫrqarӫ mes veti mbetӫn tӫ djegur dhe te mashtruar edhe kesaj here.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".