URREJTJA NUK SHEROHËT ME CINIZËM E AS CINIZMI ME URREJTJE

URREJTJA NUK SHEROHËT ME CINIZËM E AS CINIZMI ME URREJTJE
URREJTJA NUK SHEROHËT ME CINIZËM E AS CINIZMI ME URREJTJE

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 23 December 2024 - 16:25

Shkruan: Akademik Hakif Bajrami

Aftësia më sublime sot për njerëzit dhe kombet e arsimuara është më iu shmang marrinave!

Urrejtja e shkolluar u kualifikua në Prishtinë me cinizëm dhe alegori

Në mbledhjën e kuvendeve të shteteve shqiptare, në vend të nivelit civilizues për të fituar përvojë historike, prej dy folsëve (R-R) dominoi i mshefur dhe i pamaskuar nën tepih, urrejtëja dhe cinizmi. Lidhur me këtë mbatëje muskujsh, më e thellë ishte urrejtja në mes partive që e zbuluan akterët e tyre, por nuk mbeti prapa as cinizmi i hidhur në mes individëve, për të cilët mendohët se me këtë paraqitje kanë bërë emër të përfolur idiociv politik para tërë kombit. Së këndejmi, më i begtëshmi prej të gjithëve me cinizëm, u dallua se ishte Edi Kristaç Rama. E kritikoi trustin politik të Republikës Kosovës se: “nuk po interesohët për ata katër luftetarët që e drejtuan UÇK-ën, e që padrejtësisht janë në Hagë”. Ia them troç Kryeministrit Edi Rama, pa cinizëm se: është pikërisht EDI Rama që me Sorrosin, Vuçiqin, Millan S. Protiqin, Frano Barambierin,Luis Arburin, Xhek Smitin, Karlla Del Pontën, dhe ata përfaqsuesit e Shqipërisë që e popullarizuan “Shtëpinë e Verdhë” në Parlamentin e BE-s. Ajo shtëpi e “verdhë”, ishte një lloj “akulli” që duhej të “shkrihej”, dhe nga një nye i trasferuar të fillojë tërë Odeseja e Hagës, sepse urejtja ndaj UÇK-ës, ishte në kulm edhe në Kosovë. Urrejtje ajo që një ditë kur të zbulohën emrat e atyre që dërguan raporte në Hagë, as varri nuk do t` i pranojë.

 

Po Edi Rama, kam shkruar me kohë kundër votimit të Specialës si e ideuar jo vetëm nga BE-ja, që e mori bajrakun por esenca e Specialës pushon në zyrët e “masonerisë” serbe dhe ruse e besa edhe e disa qeverive arabe. Po, çfarë vlere ka pasë shkrimi im dikur (!), fare vlerë minore ishte ajo sepse ishin premtuar miliardat, që u maskuan në disa banka të globit. Pra, UÇK sa kishte famë, më tepër kishte armiqë, dhe mjerisht kreu i shtetit Kosovës, provonte të mbrohej me disa gazetarucë, të cilët në shumë raste nuk e dijnë sa germa i ka alfabeti i intrigave. Por, me vlerë historike ishte rreshtimi i Albin Kurtit dhe i tërë Vetëvëndosjës që Kuvendi i Kosovës: Mos të jetë themelues i Specialës”. Dhe atëbotë, kishte propogandë pikërishtë në Tiranë, po edhe nga një parti (LDK) në Prishtinë që provonte të kualifikohët në BE si “institucion viktimë”, se Specialën do ta themelojë KS OKB. E them me përgjegjësi penale, morale dhe shkencore (duke e njohur me rrënjë Kartën e OKB-ës dhe dokuemntët përciellëse të Kartës me 112 nene…), se me asnjë variantë KS OKB nuk do ta themelonte Specialën për Kosovën, aq më parë kur Kosova nuk ishte antare e OKB-ës. Pra, për t` ia plasuar Kosovës “kopilin” te dera, ashtu si i plasuan dokuemnetët e Tribunalit para zyreve të UÇK-ës në Prishtinë, njëherit përhapën lajme se: CIA, NKVD dhe sherbimi francez, sidomos dy sherbime angleze, e dinin se një gjykatë e tillë është e panevojshme, sepse nuk ka argumente për gjykatë të nivelit ndërkombëtar për UÇK-ën, sepse do të kishte bazament racist, sepse u dedikohët vetëm shqiptarëve, të cilët bërën luftë mbrojtëse. Madje, edhe kundërshtari më i madhë politik i UÇK-ës, por jo kundërshtar kombëtar, Presidenti Ibrahim Rugova, në dëshmin kundër “Hitlerit” të Serbisë (S. Millosheviqit), disa herë e përseriti në Tribunalin e Hagës se: “UÇK nuk ka bërë krime, edhe pse i akuzuari (Milloshi) provoi për ta poshtëruar (Dëshmitarin e urtë), ashtu si ia vrau dhe poshtroi shumë personalitete si Prof Latif Berishën, Akademik Prof Dr Fehmi Aganin etj. Në fund të këtij prononcimi, Edi Rama, ju po maskoni nën lëkurë diçka rreligjioze, ndaj Sali Berishës dhe Albin Kurtit. Dhe ky manifestim po duket brenda fjalëve më shumë se një vit. Po, po, më duket se ky pozicion politikanesk sorosian që po e shkollon së pakut qe katër vite, më nuk të pinë ujë, sepse vet je zbuluar, pikërisht më 20 dhejtor 2024 në Kuvendin e Kosovës.

Urrejtja e Edi Ramës ka dalur e pashkolluar

Po, publikisht Edi Rama ia dhuroi Albinit një letër. Sigurishtë se nuk e informonte se e ka terhiekur akuzën ndaj Ramush Haradnit dhe ndaj “dikujt” që i thoshte gomar.E ndoshta në letër ka pasë edhe prosi këshilluese, që mos të vazhdoi polemika kundërshtuese, nuk i idhet qëllimi tani për tani. Megjithë këtë, urrejtja eklatante që u shfaq në këtë kuvendin “historik”, përmes Ramush Haradinit, shumë më mirë ka qenë kuvendi mos të mbahej fare. Por, nëse Ramush Haradini, nga njohuritë e mia modeste për partitë politike dhe psikologjinë popullore, nëse vazhdon me këtë “kualitet fjalimesh”, besoi se nuk do i lerë veti vend as në ndonjë muze lokal, e lere më ta kaloi pragun zgjedhor më 9 shkurt 2025. Po e them këtë, për shkakun se gjatë luftës, Ramushi, vërtetë ishte një pushkë e drejtë e UÇK-ës, madje respektive. Dhe, në aspektin etik, më shumë do të doja ta shoh Ramushin në arkivol, për çka do të e çante tërë shqiptaria, se sa ta shoh në atë gjendje të mjerë në foltorën e Kuvendit Republikës Kosovës, aq më parë kur Mbledhje ishte solemne, mbarështruese e strategjisë bashkimit kombëtar, e jo shpalosje e urrejtjës së kaluar dhe të çastit politik, të cilën nuk e bluan asnjë kriter civilizues historik, nga Seneka, Ciceroni e këndej. Në rregull, më duket se fjalimi i përfaqsuesit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në stilin e pleqnarëve të Dukagjinit, vulosi çdo koment. Prandaj këtu analizës sonë i vejmë pikë.

Shqiptarët shumë mësojnë- por më shumë harrojnë

Gjatë shekullit njëzetë ishte njëfar faji i pakodifikuar, me qenë shqiptar në Jugosllavi e Greqi. Mu për këtë, shumë shqiptarë kur lëviznin prej një vendi në vendin tjetër, zakonisht shoqëroheshin me një ose dy bashkudhtarë. Këtij realiteti, i shtohej në proces edhe një faktor. Ishte e denueshme çdo simbolikë nga pushteti me qenë i përkatësisë islame, prandaj pushteti për maskim e preferonte udhtimin me fes në kokë e jo me plis (!).Pse Edi Rama, bje në atë greminë pasiqo-venizollose, vizatoma përgjegjën, sepse ti po dinë shumë, madje më tepër se Nasradin Hoxha, apo shpella e Delfit. Mos të ka trimëruar pozita, mos të ka popullarizuar burrëria, mendoi se as njera e as tjetra. E vërteta, në tërësinë etnike shqiptare, për fakt nuk është konsideruar kurrë se është faj me qenë shqiptar, e as “denimi” me çdo kusht në stilin: “hyp se të vrava, zbrit se të vrava”, siç vepronte pushteti më 1912-1999, me qenë i përkatësisë islame, siç provuan ata të urrejtjës dhe cinizmit në kuvendin e Prishtinës. E Ramushi nuk ka ide se ende me qenë “shqiptar i rreligjionit islam” nepër sirtarët e diplomacisë së shteteve që u përfshinë në kryqzata nga viti 1054 (1096), por edhe nga viti 1371 që u përfshinë në xhihad, shqiptaria ishte e destinuar të deportohët në Anadolli, psikologji cinike kjo, që e arrijti kulmin gjatë tërë shekullit XX-të.

Pas riokupimit të Kosovës më 1945, akuza vazhdoi me qenë funksionale dhe ishte “faj” me qenë shqiptar, sikurse ata të Shqipërisë. Prandaj, okupatori i krijoi dy koncepte për shqiptar, krejtë me qëllim që të na ndajë deri në pamundësi që mos të komunikojmë si vallu me vlla e motra me motër. Dhe, për të qenë ndarja e sigurtë, ata përtej bjeshkëve për Jugosllavët ishin Allbanecë, këta këtej bjeshkëve ishin shiftari!. Ndodhi ky fenomen për të na përçarë, dhe përçarja shkoi deri në atë nivel sa që me dekada, çështja shqiptare e bashkimit u bë “çështje e përkatësisë ideologjike”, me çka jugosllavizmin integral vetëm sa e begatonim. Madje, më 1957 në një plenum ilegal të LKJ do të zbulohët edhe ky realitet: “Mjaftë vështirë e kemi pasur që drejtuesit politik shqiptarë në Jugosllavi t` i konvertojmë në jugosllavë. Nëse provojmë t` i konvertojmë në serbianë, do t` i humbim të dy qëllimet”-Millosh Miniq!) Nuk patën sukese, mësa do ta kanë sukses cinikët dhe urrejtësit shqiptarë në mes veti, ta përçajnë kombin për interesa meskine të Sorrosit dhe kompanisë.

Pas shembjës së Murit Berlinit më 9 nëntor 1989, do të pasojë shembja më e madhe e sistemeve në histori, diku me vargoj xhaku, diku me evolucion, por komunizmi shkoi në histori, ashtu si koha e kryqzatave, imperializmit, e sulltanëve, por edhe e kapitalizmit liberal që iu “rrit mendja” paksa tepër në fund të shekullit. Por, nuk duhët harruar, se asnjera “lëvizje shoqërore” ideologjike, nuk ka vdekur në tërësi, të paktën klinikisht, sepse prona private po ruhët më me përkushtim, se ajo që ishte konvertuar në pronë shoqërore. Por, mos ta harrojmë kohën kur djali e pyet Nënën: pse po bënë ftoftë. Nëna: sepse nuk kemi qymyr për ngrohje. Djali: E pse nuk kemi qymyr. Nëna: Sepse ka tepër qynyr! Analizone çështjën socioale dhe ideologjinë politike.

Në Kosovë sidomos gjatë viteve 1981-1992 ka pasë edhe përpikeje edhe fakte për konvertim rreligjioz. Më kujtohet fakti, se më 1991 pushteti okupator pati organizuar regjistrim të popullsisë. Ai regjisrim në Kosovë është përciellur tinzinshtë me një propogandë perifide, që vinte nga Bosnja e Hercegovina, në të cilën në vend se të regjistrohën boshnjakë, u bë propogandë ekstreme që popullsia të regjistrohet e përkatësisë islame. Ai “fllad perfid” u provua të infiltrohet në Kosovë, pasi që ishte pozicionuar në Sanxhak, pasi që shpresohej se do të kishte sukses në Maqedoni. Rastësisht disa intelektualë erdhën deri te informata, se një grup hoxhollarësh në Kosovë po propogandon që të dalim në regjistrim, dhe regjistrimi të përfundojë se: “jemi musliman”. Ky fenomen u debatua në një grup të ngushtë, ku printe Prof Dr Fehmi Agani, dhe aty doli propozimi unanim se: “Shqiptarët në Republikën e Kosovës nuk do të dalin në regjistrim fare”. Me këtë realitet, ne u shkëputëm definitivisht nga një vendim i pushtetit Beogradit, që të na përvetësojë, pasi që territorin e kishte “përvetësuar” me tanke. Dhe po në këtë takim lindi idea se me tanke dhe dhunë Serbia e përmbysi çdo lloj pushteti në Kosovë, prandaj me dhunë dhe me fuqinë e armës, do ta përmbysim dhe do të çlirohemi. Askush nuk e ka përmendur atu UÇK-ën. Por, UÇK lindi në proces si Programi më i fuqishëm kombëtar, mbi bazat e luftës çlirimtare që ishin zhvilluar nga koha e Gjergj Kastriotit-SKENDERBEUT.

Po, në ato rrethana ka pasë edhe kontra lëvizje, që politikës “islamizimit” përmes regjistrimit t` i përgjigjemi me politikën e “rikrishtërimit”. Por, pati aty këtu konvertime në katolik të “maskuar”, por ato konvertime kanë qenë të rralla dhe të “mbuluara” me njëfar mizterioziteti. E vërteta, ashtu si nuk ishte as merre me qenë shqiptar i rreligjionit islam, ashtu konsiderohej dhe konsiderohët se nuk është marre me qenë i rreligjionit krishter katolik dhe ortodoks e protestant. Megjithë atë, disa intelektual shqiptarë konvertimin e kanë bërë tinzisht atëherë, dhe me te dhe për te janë përpiekur të bëjnë politikë edhe sot, dhe në një mënyrë rreligjionin e patën kthyen në modë, për shkak të rrethanave në “pronë me kamatë”, duke propoganduar me disa siellje, madje të përdorimit alkoholit dhe mishit derrit. Dhe, kur ky realitet manifestohej në disa raste, ka pasë edhe tallje, por edhe cinizëm, ashtu si pati në Kuvendin e përbashkët te të dy shteteve (Shqipërisë dhe Kosovës) më 20 dhjetor 2024 në Prishtinë, se “alkoholi dhe mishi i derrit janë liruar nga dogana”. E vërteta, ky shkrim nuk do të shkruhej, po mos ta lexoja sot ( më 21 dhejtor 2024 kur nata gjatë vitit është më e gjata rrumbullak 16 orë me 8 orë ditë), një këshillë dhe një reagim: pse Qeveria këto ditë e nxorri në publik rrezultatin e regjistrimit popullsisë në Kosovë. Me këtë regjistrim doli se jemi 1 604 515 banorë, prej tyre 93% të rreligjionit islam. Në lidhje me këtë, islamofobëve nuk po ju sjellë brengosje pse jemi afro 600 000 shqiptarë më pak, se sa që ishin në fund të shekullit kaluar. Por u është bërë çështje “brengosëse”, kjo “turma” në qendër të Evropës krishterë, në nivelin 93% islam. Ore të mjerë, ky realitet është në Kosovë me shekuj dhe nëse keni ndonjë kontratë më e zvoglua, ato para mos i përzieni në banirësi se zbuloheni cullak. Madje, ky realitet, përkon me atë mjerimin kur nepër Bruksel deputetët e shteteve Evropiane, thonin hapur duke u maskuar: “Kosovës nuk ia lejojmë vizat se e destabilizon Evropën, sespe gati çdo i dyti shqiptar do të largohet nga Kosova”. Mendoni nja një milionë shqiptarë të rreligjionit islam, do ta destabilizojnë Evropën me 500 000 000 banorë të krishterë. Erdhën vizat dhe asgjë nuk ndodhi. Dhe tash “termeti i ka përfshi islamofobët”, sespe kanë menduar se ata që janë konvertuar sipas një kërkese të lëshuar në “besë” nga Vatikani dhe Salcburgu, ku propogandohët se nuk do ta pranohët Republika “musliamane” e Kosovës, deri sa të konvertohemi të gjithë, ama të gjithë në katolikë. Madje kjo kërkesë jeton në Ballkanë nga viti 1791. Nëse ky na qenka çmimi i “civilizimit” evropian, atëherë Evropa i paska la paret para petrodollarit. E për kulturën Evropiane , dihet fare majftë, por për civilizimin evropian, sikur çdo gjë është harruar kur: digjeshin libra shumë më egërsisht se në kohën e Hitlerit në emër të kryqit; e si vritëshin plakat shumë egërsisht me urdhër të kishës është çështje në veti; se reformat rreligjioze në Gjermani paskan qenë “parathënje për dukjën e nazizmit”; sepse “fashizmi i paska siellur shqiptarisë toka të “lirueme” më 1939-1944 e mjegulla tjera. O mores, o tempora cristina ano 1054, ano secunda 1096 që nuk përsëritën dot. Po, mos harroni se kur shkruaja tri dekada më herët se nga Shkupi e deri në Perpellac Shefqet Dergut Pasha në çdo katund afër rrugës ngulte shqiptarë të rreligjionit islam në hyjë, atëherë më akuzonit se nuk ka fakte të tilla. Po, kur i botoja faktet se me urdhër të N. Pashiqit në Gazimestan u masakruan në një gropë 500 burra shqiptarë, të gjithë në plisa të rreligjionit islam, edhe për këtë për t` i hy në hatër titizmit më quanin në mbledhjet e mbyllura shovinist. Jo, asnjë komb liridashës nuk e urrej. Por, evropianë dhe sllavë të civilizuar, na leni dhe na pranoni se populli shqiptar kurrë nuk ka qenë naiv gjatë historisë. Merrni shembull luftën e Skenderbeut e tutje, me 53 kryengritje antiosmane. Dhe shtrone pyetjën kush i drejtonte ato dhe çfar populli dhe rreligjion kishin prijësit e atyre kryengritjeve. E pra, kthenu në filozofinë e Rilindasëve, por mos shfaqni cinizëm me “shqiptarë”, për të sharruar nesër në rreligjionin që paguan më mirë.

Në Republikën e Kosovës ka edhe palgë tjera më të egra se sa konvertimet. Po, ka pasë pas çlirimit rrymime të Lëvizjës Jehovës, tinzisht, për t` u konvertuar në protestant. Ka pasë lëvizje shumë të organizuara që e përkrahën Pranverën Arabe në anën tjetër, e cila pasoi me fiasko dhe mjekrrosha dhe pantallona beduinësh, sidomos nepër qytete, e më rrallë nepër katunde. Po ka pasë edhe konvertime, të cilat në kohën e fundit janë bërë modë, sikur fushatat kur organizoheshin me u pranuar në Lidhjës komuniste, prej së cilës “hallgjinjët” shpresonin se do të avansohën në mbretër të kuq, një ditë. Në këto valë, shteti më ri shqiptar i ka pengesat e veta të ngjyrimit dhe modelit, i cili shkakton frigë dhe pasiguri sidomos në ato 6 shtete të Evropës, prej të cilave 5 janë nën protektoratin e BE-s. Në këto shtete, informojnë historianët e tyre, nuk do të ketë pranim të Republikës Kosovës, deri sa sipas tyre: “Shqiptarët e Kosovës, të kërkojnë vet që të kthehën nën pushtetin “shpëtimtar të Serbisë”, nazifashiste. Ju themi në çdo takim: A mundet uji që shprazet nga Danubi në Detin e Zi, të kthehet në Shvarc Vall prap, JO.

Dhe këtë realitet, e kërkojnë ato shtete që vërtatë kanë qenë nazifashiste, sepse janë të parat në Evropë (1939-1944), që i kanë shfarosë Hebrenjët e anatemuar. E vërteta, si po zihët “supa” në disa kancalari të shteteve dhe rreligjioneve, anatemimi i shqiptarëve po ndodhë me denime të cilat diplomatikisht u quajtën masa (!). Po, nëse nuk ndodhë anatemimi publik (?), atëherë këto shtetet që nuk na pranojnë sot, do të na vejnë një kusht: “konvertonu, jo në nivelin rreligjioz, sepse asgjë nuk jeni, por në nivelin kombëtar, bile mos u quani albanezë, por “Kosovarë”(!). Nuk do të ndodhë as kjo. Eu shqiptari mos thuaj mbarova se: Zahir Pajaziti e Adem Jashari kanë lënë edhe zanat edhe porosi, për komb e atdhe.

Pra, as një fjalë nga testamenti i tyre nuk flet për “fenë e të parëve”. E po të ishte “Feja e të parëve” shpëtimtare, sot do ta kishim historinë ndryshe. Dhe hapur po zbulohët se “një dreq po grryen në trupin e shqiptarisë”, që për bazamanet të pavetdijshëm ka: Relativizimi i luftës së UÇK dhe shtetit Kosovës, në mënyrë që saboterëve t` u jipet e drejta pse u konvertuan dikur, prandaj shembulli i tyre, duhet kualifikuar si shpëtimtar”. Do të konkludoja: Të mjerët ata që nuk dijnë, por vaj halli për ata që dijnë dhe nuk kanë kujtë t`i flasin.

Pse u prish Jugosllavia federative

Jugosllavia nuk ka qenë shtet i krijuar me pelqimin e shumicës dërmuese të popujve që janë konzervuar në të. Në rend të parë të paknaqur ishin shqiptarët, me arsye. Shqiptarë ishin më shumë se: sllovenët, maqedonët dhe malazezët, popuj këta që i kishin republikat e veta nacionale. Kur ishte në pyetje shqiptaria në çdo tubim shekncor që lëvizej çështja e strukturës federatës, çështjën shqiptare e kemi shtruar si plagë që kullon, si plagë që nuk është sheruar, si plagë që me një kozmetikë autonomie është provuar të mbyllët plaga e pasheruar. E vërteta, Kushtetuta e RFPJ-ës më 1946 (më vonë RSFJ-ës) ka pasë aso dallimesh sa që edhe njësitët autonome ishin të shkallëzuara. Bje fjala, Vojvodina ishte Krahinë autonome, Kosova ishte Rregjion autonom, me prapavi tenencioze që nëse krijohën shansat, të rrealizohët Konventa e vitit 1938, konventë kjo që u ratifikua më 1953. Po edhe kushtetutat e viteve 1953, 1963 dhe 1974, nuk e përfillën kërkesën që Kosova të avansohët në republikë, sado që J. B. Tito e shtroi më 20 mars 1967 në Beograd, në një rreth shumë të ngusht të Polit Byros KQ LKJ-ës. Dhe, meqë aty nuk u krijua energji që Kosovës t` i japet iniciativa për Republikë të shtatë, të cilën masa shqiptare e përkrahu në shumë tubime, më 21 mars 1967 në Brezovicë, drejtuesit politik të Kosovës do të deklarohën se: “Nuk na duhet republikë tjetër, përpos Serbia”. Prandaj, askush nuk na ka faj se udhëheqësia jonë politike, sidomos më 1981 e tutje, ka bërë gara se kush po akuzon më tepër në bazë të: “Platfomrmës politike për Kosovën më 1981/83”, e cila në bazë të Kushtetutës 1974 dhe Programit LKJ-ës, ishte dokuemnt antikushtetues dhe antiporgarmor, fare i panevojshëm. Por e krijoi Rankoviqizmi i heshtur dhe KOS i Dedinjës. Ndërsa më 1989 Serbia ishte ajo, që me lejën e Kuvendit Kosovës më 23 mars, shkatrroi çdo gjë që ishte pozitive. Dhe, ata që e ngritën dorën, për kapitullim para shovinizmit serbian, nuk ishin të vetëdishëm se atë minut filloi shkatrrimi i federatës jugosllave, sepse Serbia çetniko-komuniste ( e zbuluar për herë të parë në Simpoziumin Ndërkombëtar më 15 maj 1985 në Beograd, e suprimoi autonominë e Kosovës në shkallë idiocive, me ndihmën edhe të republikave tjera. Në këtë sulm, në nivel të vendit, do të fillojnë bisedimet sidomos në: Slloveni dhe Kroaci, të cilat do të shkojnë një hap përtej federatës, me kërkesa. Këto republika do të kërkojnë sistem konfederal gjatë viteve 1989/91. Ndërsa, Maqedonia dhe Bosna e Hercegovina, do të rreshtohën për federatë të shkallëzuar. Serbia dhe Mali i Zi në anën tjetër, të ndihmuara nga disa vende Perendimore, (sepse Rusia ishte kalbur brenda) do të kërkojnë federim centralist, duke ofruar edhe ndihma finasiare, sidomos nga SHBA. Më në fund, APJ dhe kreu politik e policor serbian, do të provojë për ta vënë diktaturën ushtrake në tërë vendin, dhe për ta kthyer rankoviqizmin kambkryq në fron. E vërteta, ai fllad politik ka fryr në Beograd nga viti 1983, por drejtuesit politik shqiptar ishin të dehur pa pi raki fare, por i kishte mpirë ideologjia dhe lakmia për pozita, sikurse sot shumë kend. Por më 1990 kreu ushtrak serbian shkoi në Moskë, por nuk do ta marrin përkrahjën e Rusisë Jazovit dhe Jellcinit, e cila ishte në hallet e veta të padrejtësive dhe ideologjisë që bankrotoi në mënyrën më të egër dhe më të mykur, që nuk e kishte menuduar, më parë as imagjinata e Dostojevskit në “Idioti”.

Në lidhje me urrejtjën dhe cinizmin në Kuvendin e Kosovës më 20 dhjetor 2024, për fund disa fjalë. Është një shtresë intelektualësh serbian që ka bërë mbi 15 projekte se si të shkatrrohët Kosova nga viti 1981 e deri më 1999. Por, kur Serbia organizoi përvjetorin e Luftës paqenë të Kosovës (1389), Krahinës Kosovës në qendrat e fuqisë nepër Perendim iu dhurua legjitimeitet i plotë, sepse u hapën arkivat; sepse u tregua se Kosova nuk është tokë sllave; sepse u kuptua historia e kësaj treve; sepse mbi 3000 vite ishte quajatur Dardani, dhe, kishte histori substrati iliro-arbano-shqiptare. Këtu ndahën epokat, dhe fillon të rilindët shekulli i shqiptarëve, për t` ia bërë Shqipërisë një motër shtet, që sot quhët Republika e Kosovës, modelit dhe luftës sa po i frigohën shumë shtete autoritare. Tani, janë dy shtete shqiptare, të ndërtuara me kushtetutat e tyre legale dhe legjitime. Dhe lufta e Serbisë tash e tutje do të jetë vetëm një “rrahje mjegullash”, megjithë që prodhuesit e armëve, do të investojnë në politikën e Beogradit, pale mos po i hapet ndonjë treg, për të shitur armatim. Madje për fillim prodhuesit e barotit do të japin armatim falas, siç ka ngja disa herë në histori. Një ndër firmat më “profitabile” për këtë rrafsh luftënxitës, që do të japi edhe ryshfet për kurdisje luftërash lokale, e ajo firmë është padyshim magnati “pa emër” i Sorrosit, por edhe politika ruse e “Gas Promit”, që provon të shpërndaj mjegulla luftërash të reja nepër Ballkan, sidomos. E lidhur me këtë lojë, popujtë e Ballkanit duhet ta largojë topin nga gjashtumbdhejtëshi, nëse drejtuesit e pushteteve ia duan të mirën kombit vet. Po, këto ditë rrugët e Beogradit janë me plotë demonstrant që gjasojnë në vitin 1968. Por ata drejtues, nëse e vrejnë se në to përzihet kishte dhe Akademia, atëherë është e kotë se zavandësi i Sheshelit do të mbijetojë. Në të kundërtën, bashkimi i tërë rinisë nepër shkolla dhe Univerzitete si në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish e Valevë është një zgjim se Serbia ka sharruar shumë thellë në humnerën e krimeve, prandaj katarza rinore le të flasi tutje, në stilin e Dimitrije Tucoviqit.

Po ky rezonim ironizues, nuk do të thot për shqiptarët se kanë pushuar skenarët e Dedinjës dhe “myhyrët” e mykur të Esat Pashës, nepër shkresa konfidenciale, për të shitë ose këmbyer teritore të Republikës Kosovës, sa për të hyrë në pazar, dhe për të blerë pushtet. Dhe, nëse hyjnë në pazar dhe shitën, dihet se më pazare nuk ka. Më duket se cinizmi i Edi Ramës dhe urrejtëja e Ramush Haradinit, e shfaqur më 20 XII 2024, kanë mbetë pa u shitur në foltore. E vërteta, kush dëshiron për të mësuar se si nuk duhet folur, le t` i studion ato fjalime me aftësi eksplikative.

Shkrimi i kushtohët Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit me shokë!

Më 23 XII 2024