Lexoni edhe:
Republika e Kosovës në 4 vitet e qeverisjes Kurti II, ka ndërmarrë hapa me rëndësi
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Këto tri parti të opozitës: PDK, LDK dhe AAK, asnjëra nuk ka forcën politike për të qeverisur e vetme pas zgjedhjeve. Ato mund të qeverisin të tria bashkë, ose njëra mund të bashkohet me VV-në.
Republika e Kosovës në 4 vitet e qeverisjes Kurti II, ka ndërmarrë hapa me rëndësiLexoni edhe:
-Në këtë rast, do të hynë në lojë gjatë marrëveshjeve politike edhe posti i Presidentit të Kosovës. Nëse këto tri parti tentojnë të formojnë qeverinë pa VV-në, problemi i parë do të jetë posti i Kryeministrit. Të tre kandidatët e tyre e shohin veten në karrigen e Kryeministrit, dhe kjo e vështirëson procesin e bisedimeve për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Partitë politike në Kosovë duhet të kuptojnë dhe të mësojnë një gjë: peshën në Qeveri duhet ta kenë në përpjesëtim me përqindjen që kanë marrë në zgjedhje, dhe jo duke vendosur kushte për koalicione. Pavarësisht se kush do të bëjë koalicion me kë, ndarja e posteve qeveritare duhet të bëhet në bazë të rezultatit që ato kanë marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".