
Moscertifikimi i Lista 'Srpska', është një autogol për institucionet e Kosoves


Fadil Maloku
Shkruan: Fadil Maloku
1. Moscertifikimi i Lista "Srpska" nga ana e KQZs, nëse është paramenduar si hap edhe si akt që do e dëmtoj elektoralisht korpusin e serbëve lokal, është një gabim trashanik politik, po është madje edhe institucional. Është gabim politik, sepse, aktin e moscertifikimit kjo parti ekstrem nacionaliste tani do e përdorë si argument të fuqishëm dhe si alibi për ta ngritur rejtingun e saj, në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ndërkaq, është edhe gabim institucional, ngase, Zyra për regjistrimin e Partive Politike, para se me ardhë në tavolinën e KQZ-s është dashur ta "detektoj" si shkakun (teknik) ashtu edhe arsyen (adminiatrative) e mos lejimit. Pra, janë bërë hapa të gabuar, dhe anëtarët e KQZ-s janë sjellë para aktit të kryer.
2. Mendoj se, PZAP-i(Paneli për Zgjedhje, Ankesa dhe Parashtresa) do e rikthej Lista "Srpska" në certifikim. Sepse, ai është de jure edhe një hallkë shtesë për ta ekuilibruar arbitraritetin dhe polarizimin politik në kohëra të zgjedhjeve. Anipse, ka shumé dëshmi që kjo parti përveç politikanëve, në ambientet e saja politike, ka edhe pjestarë e klane mafioze dhe grupe terorriste (siç mund të dëshmohet përmes pjesëmarrjes aktive të ish nënkryetarit të saj Miroslav Radojçiq, në sulmin terorrist në Banjska në shtator) që e mohojnë eehe publikisht shtetësinë e Kosovës.
3. Mendoj se është dashur të gjendet një modus vivendi tjetër për ta margjinalizuar këte subjekt ekstrem dhe mos me ia dhenë as Serbise, e as Lista "Srpska", as amabasadave të"alarmuara", alibinë e viktimizimit. Madje njëkohësisht, as Kosovës një damkosje të re në "sytë" e amabasadave dhe OSBE-s që i monitorojnë proceset dhe zhvillimet aktuale në rajon.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".