Mbledhja e dy kuvendeve shqiptare në Prishtinë, datë historike, por me shumë gabime politike !

Mbledhja e dy kuvendeve shqiptare në Prishtinë, datë historike, por me  shumë gabime  politike !
Mbledhja e dy kuvendeve shqiptare në Prishtinë, datë historike, por me  shumë gabime  politike !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 25 December 2024 - 12:23

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Kosova e sotme është sinonim i kryeheheroit Adem Jashari, por këtë “nuk e di” Edi Rama!?
 ***Edi Rama e akuzoi ashpër Parlamentin e Kosovës për “mosbërjen asgjë për Hashim Thaçin…” në burgun e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës së UÇK-së në Kosovë !?

Mirëpo, as kryeministri Albin Kurti, as kryeparlamentari Glauk Konjufca e as presidentja Vjosa Osmani nuk i replikuan aty për aty kryeministrit Edi Rama, duke i shtruar vetëm këtë (NJË) pyetje të pashmangshme -E ti Edi Rama me Qeverinë tuaj, me Kuvendin tuaj dhe me Presidentin tuaj, çfarë keni bërë qe 27 vjet  për mosprocesimin gjyqësor të vrasjeve makabër terroriste politike të heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës: Ilir (Halit) Konushefci (Gjeneralmajor), dr.Hazir Malaj  dhe Ahmet Krasniqi (kolonel) ?

-Edhe në takimin e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prishtinë, më 20 dhjetor 2024, kryeministri Edi Rama bëri konstatime të gabuara, të njëanshme dhe subjektive, duke anuar në favorin e Hashim Thaçit. Nejse, çështje personale e tij është ajo , kur tha se :”.. Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkomëbtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo Gjykatë”, tha Edi Rama. ” (Shih në : https://nacionale.com/drejtesi/edi-rama-fuqishem-e-sotmja-nuk-do-te-ishte-e-njejte-pa-hashim-thacin-ky-kuvend-nuk-beri-asgje-per-padrejtesine-ne-hage).

            Treshja e lartë zyrtare e Kosovës (Vjosa, Kurti dhe Konjufca) s’deshën ta zënë në “MAT” Edi Ramën, se ishte mysafir  i tyre !

-Kjo ishte bujaria dhe karakteri i tye!

-Ja, sikur Glauk Konjufca, Albin Kurti ose Vjosa Osmani, ta pysnin kryeministrin Edi Rama, - Po, ti Edi Rama pse fare nuk je objektiv, as human, as demokrat e as autokritik, as i drejtë  se, së pari, do të duhej ta “pastroje oborrin tuaj, pastaj të komshiut”. –Si ndodhi qe 27 vjet  Shqipëria as si qeveri, as si kuvend, as si shtet i së drejtës e as shtet demokratik e human për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave lementare të njeriut nuk e ngritët zërin e as nuk kërkuat nga organet e drejtësisë dhe të gjytqësisë, që t’u bënin gjyq vrastarëve terrroristë shqipfolës të heronjve të Kosovës, Ilir Konushefci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi ( maj, shtator 1998). !?

Edi Rama, mos e “vajto” Hashimin se ka kush t’i dalë Zot në Kosovë !

-Por, paraprakisht gjykojeni terrorizmin brenda oborrit të juaj, sepse me ligje, me Kushtetutë dhe me konventat, me rezoltat, me protokollet dhe me deklartat e Kombeve të Bashkuara, të BE-së , të OSBE-së dhe të NATO-s e keni për detyrë t’i gjykoni edhe ato raste terroriste kundër heronjve të Kosovës (Ilir Konushefci, dr.Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi). Derisa shteti shqiptar t’i fshehë këto krime terroriste s’besohet se  Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së, pavarësisht nga hapja e kaptinave të marrëveshjes për integrim.

      Qe 27 vjet Ilir Konushefci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi post mortem po kërkojnë drejtësi, por drejtësi nuk ka ende për ta (1998-2024)!?

 

-Pse Kuvendi e as Qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk kanë bërë asgjë për ndriçimin e vrasjes makabër terroriste të heronjve të UÇK-së të Kosovës : Ilir (Halit) Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe të kolonelit Ahmet Krasniqi, të të gjithë vrarë brenda të të njëjtit vit (9 Maj 1998 dhe 21 shtator 1998) në Tiranë dhe në Tropojë të Republikës së Shqipërisë.

-E, tash, kinse po  e  “vajton” Hashim Thaçin, duke e mbivlerësuar si sinonim të pavarësisë së Kosovës së sotme !

-Kur e gjithë bota e di se, Sinonim mbarëkombëtar shqiptar i Kosovës së pavarur, është heroi i pavdekshëm Adem Jashari me  “56 anëtarë” të FAMILJES JASHARI !

-Ky është i vetmi KRYESINONIM I UÇK-së dhe i Kosovës së sotme të pavarur, askush tjetër, pavarësisht nga “Fontana e dëshirave politike” të atyre që vërtet nuk kanë bërë asgjë për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës (1989-2024).

Pse Edi Rama nuk e shfrytëzove momentin historik në seancën e dy kuvendeve të Kosovës në Prishtinë, më 20 dhjetor 2024, duke kërkuar prej tyre, që sa më parë t’u rekomandojnë ministrive të drejtësisë në Tiranë dhe në Prishtinë, që me procedurë të shkurtër t’i organizojnë proceset gjyqësore kundër terroristëve atentatorë politikë, që në prita të pabesë i kanë vrarë heronjtë e UÇK-së : Ahmet Krasniqin, Ilir Konushefcin dhe mjekun Hazir Malaj (1998).

-As Edi Rama e as shtetarët e tjerë Shqipërisë nuk janë fare demokratë e as me ndërgjegje njerëzore, humane, as kombëtare, as evropiane e as ndërkombëtare, derisa të mos organizojnë gjyqet përkatëse në Tiranë, se kush, pse dhe për çfarë i masakroi heronjtë e UÇK-së, përkatësisht të Kosovës ?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".