Analisti e zbulon si Vetëvendosje e Albin Kurtit arriti të sigurojë mbështetje plebishitare

Analisti e zbulon si Vetëvendosje e Albin Kurtit arriti të sigurojë mbështetje plebishitare
Analisti e zbulon si Vetëvendosje e Albin Kurtit arriti të sigurojë mbështetje plebishitare

Arsim Haziri

  • 26 December 2024 - 07:08

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Ka rëndësi logjika e politikanëve për çdo pushtet, përfshi edhe të këtij që kemi tani, i cili duket se e ka marrë parasysh gjendjen e gjithsecilit. Vendi, fatkeqësisht, është keqqeverisur për afro dy dekada, dhe ky konstatim është pa dyshim i vërtetë dhe natyrisht se kjo gjendje është e prekshme për çdo qytetar.

 

-Në shoqërinë tonë, mjerisht, kanë ekzistuar dy kategori të shtresave sociale: ajo që nuk ka arritur t’i përmbushë nevojat e saj dhe ajo, kryesisht në lidhje me politikën, që ka plotësuar dëshirat dhe aspak nuk ka pasur mungesa. Kjo gjendje, që ka ardhur kryesisht si pasojë e politikës destruktive, ka pasur për qëllim zaptimin dhe kontrollin e shtresave sociale në mënyrë që të mundësohet shtypja dhe ngulfatja e mëtejshme. Pra, gjithçka ka qenë e menduar mirë për të kontrolluar nivelin masiv qytetar, dhe kjo ka bërë që vendi të vjedhet dhe të varfërohet.

Si pasojë e kësaj situate, ka ardhur ngritja masive e Vetëvendosjes, subjektit që përmes kauzave sociale arriti të sigurojë mbështetje plebishitare, duke çuar në artikulimin e politikave më sociale, politika që me direktivë skandinave, prekin dhe minimizojnë gjendjen sociale. Kjo gjendje ka qenë në favor të mirëqenies dhe zbutjes së situatës ekonomike, dhe politikat subvencionuese kanë qenë të mirëseardhura dhe po arrijnë të zbusin dukshëm gjendjen ekonomike, duke çuar kështu në rritjen e besimit qytetar se ky pushtet po e mendon përmirësimin pozitiv. Subvencionimi me këto politika, e bën qytetarin më aktiv në vendimmarrje periodike, duke çuar kështu në ngritjen e vetëdijes kolektive dhe më pas edhe demokratike. Si? Qytetarët tanë kanë ditur edhe ta refuzojnë pjesëmarrjen në procese zgjedhore, pasi kanë konsideruar se me votën e tyre nuk po përfitojnë ashtu siç pretendohet, por vota e tyre ka qenë më shumë një hap drejt përmbushjes individuale e parciale sesa kolektive. Prandaj ka ndodhur zhgënjimi dhe refuzimi. Pra, shteti, përmes politikave të tij që synojnë urgjentisht mirëqenien, duhet ta synojë dukshëm edhe afrimin e qytetarit, duke i kontribuar kështu edhe eliminimit të shumë fenomeneve negative.

Me një fjalë apo analizë, shteti duhet ta synojë rritjen e besimit qytetar. Kjo mund të bëhet vetëm duke e centralizuar qytetarin, jo duke e shtypur atë, siç ka ndodhur shpeshherë! Shteti e rrit edhe ndërgjegjësimin për këtë, normalisht përmes politikave racionale!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".