
Lexoni edhe:
Analisti e zbulon si Vetëvendosje e Albin Kurtit arriti të sigurojë mbështetje plebishitare
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Lista Serbe, në të vërtetë, nuk meriton të jetë e regjistruar as si parti politike në Kosovë. Ajo duhet të shpallet jashtë ligjit për veprimtarinë e saj subversive dhe diversioniste, të udhëhequr nga Beogradi, sepse është "kali politik i Trojës" në Parlamentin e Kosovës.
-Asaj i duhet ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet politike në Kosovë, përderisa ajo sillet si një parti politike antishqiptare, e shërbëtor i shtetit të Serbisë. Edhe të veprosh kundër shtetit të Kosovës, dhe njëkohësisht të kërkosh të marrësh pagë nga taksapaguesit kosovarë, kjo nuk është e pranueshme, sepse kështu janë mësuar serbët në Kosovë: i shërbejnë Serbisë, pa paguar taksa e as rrymën elektrike.
Një parti politike që regjistrohet në Kosovë duhet t’i bindet dhe të veprojë sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe jo të veprojë për të shërbyer agjendave kriminale dhe urdhërave të Beogradit. Përjashtimi i Listës Serbe nga zgjedhjet është mëse i merituar në kuadër të mbrojtjes së legjitimitetit shtetëror të Kosovës dhe të veprimit sipas ligjit nga të gjitha institucionet demokratike të saj, duke përfshirë edhe ato të partive politike në Shtetin e Kosovës.
Dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar nga askush, as nga Perëndimi, për shkak të përjashtimit të Listës Serbe. Nuk shkelet parimi i zgjedhjeve të lira kur një organizatë përjashtohet nga zgjedhjet, nëse ajo sillet si një bandë terroriste kundër rendit kushtetues të shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".