
Lexoni edhe:
Listës Serbe duhet t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet politike në Kosovë
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Ditë më parë, vendimin e KQZ-së për mosçertifikimin e Listës Serbe e kam konsideruar si veprim të ndikuar politikisht dhe jo profesional. Edhe tani, pas çertifikimit të Listës Serbe, vendimin e KQZ-së e konsideroj drejtpërdrejt të motivuar nga arsyet politike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke pasur parasysh përdorimin e termave "Kosova dhe Metohia" dhe "Rroftë Serbia"!
Listës Serbe duhet t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet politike në KosovëLexoni edhe:
-Në asnjë mënyrë, përdorimi i termit "Kosova dhe Metohia" dhe thënia "rroftë Republika e Serbisë" nuk janë të ligjshme dhe janë shprehje që sfidojnë konceptin e sovranitetit të Kosovës si shtet të pavarur!
Po ashtu, të njëjtat mund të jenë edhe deklaratat individuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nëse e marrin guximin ta thonë publikisht “rroftë Republika e Kosovës” apo “Kosova është Shqipëri”, por ata e kanë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Serbisë!
Po e marrim se gjithçka ishte në rregull.
Por, shtrohet pyetja: Pse kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkon në dialog dhe takohet kudo dhe kahdo me presidentin e Serbisë, i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të Serbisë, duke e quajtur njëjtë sikur Lista Serbe, “Kosovo e Metohija”!
Mosçertifikimi i Listës Serbe nuk ishte zgjidhja, por krijimi i problemeve akoma më të mëdha për veriun e vendit në të ardhmen e afërt!
Ndaj këtij vendimi të ‘Qeverisë Kurti’, më “falni”, KQZ-së patën reaguar fuqishëm Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Gjermania, të cilat kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për mosçertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
“Procesi i çertifikimit duhet të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave, në përputhje me ligjet, dhe jo në bazë shqyrtimesh politike,” ishte përgjigja e BE-së.
SHBA-ja u kishte bërë thirrje të gjitha partive që nuk janë të kënaqura me vendimet e KQZ-së, që t’i drejtohen mekanizmave adekuat, si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Mosçertifikimi i Listës Serbe dhe çertifikimi njëkohësisht i tre subjekteve tjera serbe, jo vetëm që nuk ishte menduar mirë politikisht, por gjithashtu nuk do ta garantonte stabilitetin politik në vend, pasi mund të ndodhte që të vinte në Kuvend një subjekt tjetër akoma më radikal sesa Lista Serbe!
Ku ishte Albin Kurti më 2022, kur pjesëtarë të kësaj partie dhanë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin e vendit?
Pse nuk ia mori mandatet politike Listës Serbe në Kuvend, por e lejoj që, me bojkot të gjatë, të marrin pagat e majme dhe të gëzojnë të gjitha privilegjet e deputetit deri në fund të mandatit politik?
Kjo që po bën Albin Kurti në fushatën zgjedhore, vërtet është e pandershme ndaj qytetarëve të vendit, të cilëve po mundohet t'iu hedhë "hi syve" me patriotizmin e tij falso dhe gjuhën populiste në prag të fushatës zgjedhore!
Sidoqoftë, çfarëdo që të mendojë dhe veprojë kryeministri, kësaj radhe e humbi betejën në pingpongun politik me Listën Serbe, njëjtë do t’i ndodhë edhe me Asociacionin në Veri!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".