Lexoni edhe:
Bllokimi i institucioneve nuk është veprim i drejtë, pavarësisht se nga cila parti vjen ai
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Disa koncepte dhe parime themelore juridike rreth veprimtarisë së partive politike janë gjerësisht të njohura. Partitë politike duhet të kenë detyrim juridik që të respektojnë dhe të mos e cënojnë rendin kushtetues dhe ligjet në fuqi. Veprimtaria politike duhet të zhvillohet për të mirën e shoqërisë së Kosovës si tërësi, kuptohet, bazuar në vlera shoqërore gjerësisht të pranuara.
-Në gjykimin tim, pjesëtarët e Listës Serbe, në veprimtarinë e tyre politike, në shumë raste kanë cënuar rendin kushtetues dhe ligjet e Kosovës, dhe po ashtu nuk kanë kryer veprimtari për të mirën e shoqërisë së Kosovës. Përveç individëve pjesëtarë të Listës Serbe, edhe Lista Serbe si organizatë politike, në mendimin tim, me veprimtarinë e saj në shumë raste ka cënuar rendin kushtetues dhe ligjet e Kosovës.
Megjithatë, askush, asnjë institucion, nuk ka marrë mundimin që këto të dokumentohen dhe të paraqiten tek institucionet që ligji u jep kompetenca për të marrë vendime se janë kryer shkelje. I gjithë ky proces, nxjerrja e dëshmive, argumentimi para institucioneve kompetente dhe me radhë, duhet të kryhet plotësisht në përputhje me ligjet e Kosovës. Nuk mund të mos certifikohet subjekti pa asnjë vlerësim paraprak nga institucionet kompetente se janë kryer shkelje. Vendimi i KQZ-së për mos-certifikim, në mënyrën si është bërë, nuk është i pranueshëm. Vendimet duhet të merren në bazë të meritave ligjore që janë në fuqi në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".