Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohia’ dhe thënia ‘rroftë Republika e Serbisë’, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar

Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohia’ dhe thënia ‘rroftë Republika e Serbisë’, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar
Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohia’ dhe thënia ‘rroftë Republika e Serbisë’, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar

Nijazi Halili

  • 28 December 2024 - 07:02

Shkruan: ANALISTI-Nijazi Halili

Vendimi i KQZ-së, mendoj se në asnjë mënyrë nuk është i motivuar, dhe nuk ka karakter politik, por vendimi i saj është në harmoni dhe përputhshmëri me standardet konstitucionale të Republikës së Kosovës.

 

-Përdorimi i termit "Kosova dhe Metohia" dhe thënia "rroftë Republika e Serbisë", mendoj se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar të përdoren nga serbët, sepse termat e tillë provokojnë situatën politike në vend dhe në parim janë në kundërshtim me standardet konstitucionale dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Ne jemi dëshmitarë të kohës që Lista Srpska nuk është certifikuar, duke ditur se të gjitha provokimet dhe eskalimet e gjendjes politike të krijuar në veri të vendit janë produkt i Listës Srpska.

Këtë e pohoj edhe me një intervistë televizive, Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, e cila tha se Lista Serbe, në masë të madhe, është përgjegjëse për gjithë situatën në veri. Po ashtu, ajo tha se pas veprimeve të ish-kreut të kësaj partie, Milan Radojiçiq, ky subjekt nuk ka besueshmëri për mbrojtjen dhe përfaqësimin e serbëve në Kosovë, pavarësisht ushtrimit të ankesës nga Kryetari i Listës Srpska, Zlatan Elek, i cili ishte shprehur në një konferencë për media se do të ushtrojmë ankesë kundër vendimit të KQZ-së. Madje, ajo shprehu habinë se si është e mundur që Bashkësia Ndërkombëtare ta mbështesë këtë subjekt politik, i cili ka qëllim vetëm ta pengojë Qeverinë e Kosovës.

Sipas znj. Biserko, Lista Serbe është përgjegjëse në masë të madhe për situatën e krijuar në veri. Kjo Listë është financuar edhe nga Prishtina, edhe nga Beogradi, edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, dhe nuk ka bërë asgjë. Pjesëmarrësit e Banjskës kanë ikur në Serbi, bashkë me Radojçiqin, kreu i saj është diskredituar, ose shumica e saj, së paku kështu më kanë thënë ata me të cilët kam biseduar, sepse vera isha atje, dhe ata nuk kanë më besim te ta,” tha Biserko.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".