Çfarë pritet në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 në Kosovë dhe në ato të 11 Majit në Shqipëri?

Çfarë pritet në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 në Kosovë dhe në ato të 11 Majit në Shqipëri?
Çfarë pritet në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 në Kosovë dhe në ato të 11 Majit në Shqipëri?

Skender Kapiti

  • 29 December 2024 - 16:44

Shkruan: ANALISTI-Skënder Sadri KAPITI

Qeveria Kurti e aleancës LVV-GUXO nuk ka gjë të përbashkët as me ishpushtetin e aleancës LDK-PDK-AAK-NISMA dhe as me qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri.Opozita në Kosovë dhe qeveria e Ramës në Shqipëri janë konsumuar nga korrupsioni dhe nga tradhtia publike ,janë konsumuar prej mashtrimeve dhe nga  pasinqeriteti me shqiptarët.

Shqipëria tërësisht për meritë të qeverisë aktuale të saj, Shqipëria prej vitesh mbeti në krye të listës kampione e Europës  për korrupsion ku përditë shpërthejnë skandale korrupsioni të qeveritarëve, të ministrave e të deputetëve të Partisë Socialiste. Opozita në Kosovë, madje edhe vetë LDK-ja që pretendon se është e djathtë, ajo   e dëshpëruar përpiqet që të gjejë aleancë e përkrahje nga qeveria dhe kryeministri i  Shqipërisë që të marrë vota politike në Kosovë.

Opozita në Kosovë e cila nuk ka as program, as projekt e as vizion për të qeverisur dhe si e tillë ajo është në dëshpërim dhe shpreson se do ta “ndihmojnë” ndërkombëtarët që të vijë në pushtet duke përdorur alibinë sikur Kurti është në “konflikt” me aleatët perendimorë.  

Me 9 shkurt 2025, janë zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Qeveria aktuale  është para “gjyqit” demokratik të votës popullore, është para gjyqit  demokratik dhe para kandarit politik se a do të marrë përsërin të drejtën për të vazhduar qeverisjen apo për të kaluar në opozitë?

Periudha katër vjecare e qeverisjes së Kurtit por edhe e Presidentes Osmani ka qenë kohë  ballafaqimin mes qeverisë aktuale LVV-GUXO dhe ish aleancës së ishpushtetit PLAN, PDK-LDK-AAK. Opozita aktuala e cila u ndeshkua para 4 vitesh nuk është rinovuar dhe as nuk premton ndryshim si dhe as nuk ka krijuar ndonjë besim shtesë që të votohet nga votuesit aq sa për të marrë pushtetin. Opozitën kosovare e ka konsumuar së tepërmi keqqeverisja dhe korrupsioni, përkundër faktit se qeveria LVV-GUXO jo se ka qeverisur në perfeksion por ndryshimi mes qeversjes aktuale dhe asaj të së shkuarës kanë ndryshime të jashtëzakonshme përsa i përket korrupsionit, papërgjegjshmërisë institucionale dhe shtetërore.

LVV-GUXO trashëguan nga paraardhësit që qeverisën me përpara dështime dhe korrupsionin gjithinstitucional, papërgjegjshmëritë, mashtrimet dhe pazaret e rënda në dëm të sovranitetit kombëtar dhe atij shtetëror,dhe pasojat e asaj keqqeverisje janë akoma të freskëta në ndërgjegjen publike dhe për më keq akoma janë ende në krye të opozitës po ata shkaktarë prej të cilëve asaj i erdhi ajo humbje e madhe para 4 vitesh.

Shikoni se cfarë ndodh edhe në Shqipëri po me opozitën politike shqiptare, e cila pavarësisht korrupsionit të stërmadh gjithqeveritar të Edi Ramës, Partia Demokratike në Shqipëri e cila u ndëshkua për korrupsion para 12 vitesh nuk arrin akoma  që të ndryshojë, por kërkon që të marrë pushtetin po me ata politikanë, deputetë e ishqeveritarë prej të cilëve Partia Demokratike dhe opozita në Shqipëri u ndëshkua ashpër në vitin 2013.Është për t’u cuditur se si Partia Demokratike nuk e shfrytëzon faktin e asaj se cfarë po bën drejtësia e re në Shqipëri, SPAK-u, i cili po e dërrmon korrupsionin e kësaj qeverie duke arrestuar, hetuar e dënuar ministra, kryebashkiakë, drejtorë  e deputetë të Partisë  Socialiste, por PD për interesa të një individi, të kryetarit të saj, PD në vënd që ta përdorë e shfrytëzojë këtë fakt kundër qeverisë, opozita sillet e vepron kundër SPAK-ut që mbështetet nga SHBA në luftën kundër korrupsionit.

Nuk mundet kurrë që të krahasohet qeveria Rama me qeverinë aktuale të Kosovës, të LVV-GUXO.

Opozita kosovare e “pandrequr” nga korrupsioni të cilës madje i janë konsumuar edhe retorikat, kjo opozitë  ka përballë një qeverisje ndryshe nga ajo që qeveris në Shqipëri.Në Shqipëri problem janë edhe qeverisja,pozita, por problem është edhe opozita, ku si emërues të përbashkët kanë korrupsionin, kurse në Kosovë problem korrupsionin e ka opozita dhe prandaj qeverinë LVV-GUXO nuk e duan as pushteti dhe as opozita në Shqipëri, por sidomos  trinomin Kurti-Osmani-Gërvalla  nuk e duan qeveria Rama dhe LDK, PDK e  AAK  në Kosovë. Mirëpo në zgjedhjet parlamentare në Kosovë se kujt i besohet qeverisja me 9 Shkurt 2025 e ka në dorë verdikti i popullit,dhe vota shkon për atë parti politike që lufton korrupsionin, që ka interesin publik dhe të  Kosovës të parin dhe që punon për stabilitetin e për sovranitertin dhe legjitimitetin shtetëror. Po kështru edhe në Shqipëri pavarësisht se qeveria aktuale nuk meriton që asnjë ditë më të vazhdojë të qeveris, me 11 Maj 2025 do të vendosë verdikti i popullit për qeverisjen e 4 viteve të ardhshëm, por që fatkeqësisht opozita në Shqipëri e cila  është në këtë derexhe si deri më sot duket se nuk ka akoma deri tani  besimin qytetar  se  ajo sjell ndryshim. Edi Rama ka qeverisur, kryesisht falë “ndihmës” vetëpërcarëse, tollovisë së brëndshme  dhe gabimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike dhe të deputetëve të saj të cilëve  u intereson vetëm interesi personal dhe  mandati i deputetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".