
REDUKTIMET E ENERGJISE NE KOSOVE: BURIM I ARROGANCES POLITIKE, MOS DIJES DHE PAPERGJEGJESISE NDAJ SHTETIT!...


Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.
Kosova ka resurse nӫntokӫsore tӫ cilat garantojnë zhvillim ekonomik, me hapa mӫ tӫ shpejtuara se vende tjera tӫ rajonit. Kӫshtu rezervat e thӫngjillit tӫ cilat ndodhӫn nӫntokӫn e Kosovӫs nӫ bazӫ tӫ hulumtimeve mӫ tӫ ndryshme tӫ brendshme dhe tӫ jashtme parashihen ne vlere prej 500 miliardӫ dollarӫsh. Por jo vetӫm kӫto, pasurit nëntokësore me tӫ cilat posedon toka e Kosovӫs duke filluar nga minierat ekzistuese dhe pasuritӫ tjera minerale paraqesin njӫ shume marramendӫse nӫ vlerӫ prej 1000 miliardash asete keto kombӫtare. Pӫr shkak tӫ kӫsaj pasurie natyrore Serbia nuk hek dorӫ nga Kosova, jo qӫ nuk mund tӫ jetojӫ pa Shqiptarӫ por don ti shfrytӫzojӫ (gllabӫrojӫ) pasuritӫ natyrore qӫ i ka toka e Kosovӫs. Mjerisht edhe pas 25 viteve nӫ liri Kosova ballafaqohet me mungesӫ tӫ energjisӫ elektrike pӫr shkak tӫ papӫrgjegjӫsisӫ totale politike, njerӫzore, morale, tӫ njerӫzve qӫ udhӫheqӫn me politikӫn e pas luftӫs. Kapacitetet ekzistuese tӫ cilat prodhojnӫ energji elektrike vite me radhӫ janӫ amortizuar deri nӫ atӫ masӫ qӫ nuk garantojnӫ sasi tӫ nevojshme tӫ prodhimit tӫ energjisӫ elektrike.
Duhet theksuar se kohӫ pas kohe pati iniciativa nga kompanitӫ e ndryshme Amerikane, Gjermane pӫr ndӫrtimin e Termoelektranave me thӫngjill tӫ cilat iniciativa dӫshtuan pӫr shkak tӫ pengesave dhe bllokadave mӫ tӫ ndryshme tӫ grupeve tӫ interesit, tӫ njerӫzve pa dinjitet dhe integritet tӫ cilӫt lӫbuan gjithandej perendimit kundӫr ndӫrtimit tӫ ri tӫ sistemit tӫ energjisӫ me kapacitet prej 1300 megavat, apo mӫ shumӫ. Ketij lebimi i ndihmuan edhe disa organizatat te ashtuquajtura te Shoqerise Civile te cilat nuk kane asgje te perbashket me ambientin e natyres apo me zhvillimin e ekonomik te vendit. Nuk ka dyshim se Kosova mbeti par energji nӫ vazhdimӫsi gjatӫ stinӫs sӫ dimrit e ku po pӫsojnӫ bizneset dhe kapacitet tjera tӫ industrisӫ. Tani reduktimet kanӫ filluar edhe nӫpӫr fshatra, qytete dhe vendbanime gjithandej Republikӫs sӫ Kosovӫs. Kjo ӫshtӫ e pafalshme dhe nuk ka asnjӫ justifikim pӫr tӫ gjitha qeveritӫ e pas luftӫs tӫ cilat dӫshtuan dhe tӫ cilat do tӫ mbahen mend nga qytetarӫt vetӫm pӫr mos punӫ dhe papӫrgjegjӫsi ndaj popullit. Po tӫ kishte vetӫdije dhe pӫrkushtim ndaj qytetarӫve dhe Shtetit sot Kosova do duhej ti kishte ndӫrtuar kapacitete te reja energjetike prej 2000 megavatӫsh tӫ cilat do tӫ garantonin stabilitet tӫ pӫrgjithshӫm pӫr vendin. Kӫshtu 500 megavatӫ do ti shtoheshin burimeve qӫ tani i ka nӫ shfrytӫzim Kosova A dhe ajo B, gjithsej 1500 megavatӫ tӫ cilat do tӫ ishin tӫ mjaftueshme pӫr nevojat e vendit. Nӫ anӫn tjetӫr 500 megavatӫ Kosova do ti eksportonte (do ti shiste) vendeve tӫ reja duke krijuar bazӫn e tӫ ardhurave financiare pӫr zhvillimin e pӫrgjithshӫm ekonomiko shoqӫrorӫ me hapa shumӫ mӫ tӫ shpejtuar. Krizat ekonomike dhe situata Globale nӫ Botӫ ka ndikuar edhe tek Shtetet mӫ tӫ zhvilluara si janӫ Gjermania, Franca, Austria e shumӫ e shumӫ tӫ tjera ti rikthejnӫ nӫ funksion termoelektronat me thӫngjill tӫ cilat dikur mӫ herӫt ishin dalur nga sistemi i prodhimit. Tӫ kesh burime te dhuruara nga natyra me tӫ gjitha resurset qӫ i duhen vendit e mos ti shfrytezosh nuk donӫ koment. Kjo mund ti ndodhӫ vetӫm njӫ shoqӫrie e kalbur e padijshme, e pa pӫrgaditur, e cila nuk ka vizion as strategji pӫr ta udhӫhequr Shtetin. Andaj nӫ fund po theksojmӫ se reagimet e qytetarӫve gjithandej Kosovӫs pӫr reduktimin e energjisӫ elektrike janӫ plotӫsisht tӫ drejta dhe tӫ arsyeshme nӫ prag tӫ festave tӫ Vitit tӫ Ri. Per fat te keq nuk kemi analiza te trendeve zhvillimore edhe te amvisnive private pothuajse ne qdo vendbanim ndertimet jane katërfishuar qe nga pas lufta, duke imponuar nevojen e vazhdueshme te shpenzimit te energjisë elektrike kjo është e verteta.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".