
Lexoni edhe:
Kurrë shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia të shpërblehet me territore shqiptare
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Vështirë se mund të zgjidhet me sukses problemi i furnizimit me energji elektrike nëpërmjet angazhimit të KOSTT dhe KEDS, pasi ky është një problem struktural që kërkon një reformë më të thellë në sektorin energjetik.
-Gjendja e rënduar energjetike e ditëve të fundit në vendin tonë, ku si pasojë disa rajone kanë mbetur pa energji elektrike për ditë të tëra, ka shkaktuar indinjatë të thellë te qytetarët dhe mërgimtarët, në veçanti.
Pa dyshim, kjo situatë energjetike do të ndikojë edhe në aspektin elektoral, jo vetëm të qytetarëve, por edhe të mërgimtarëve. Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve kanë ndërprerë pushimet për festat e fundvitit dhe janë kthyer para kohe në shtetet evro-perëndimore.
Pak a shumë, situata e ngjashme ka ndodhur edhe vitet e kaluara, por këtë herë është pak më e ndjeshme, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të fillimshkurtit. Opozita mund të përpiqet ta kapitalizojë këtë situatë në votë, duke harruar se problemi me energjinë elektrike është një problem i trashëguar nga paslufta, që kalon nga një qeveri te tjetra.
Përderisa KOSTT dhe KEDS kërkojnë pagesat e faturave në kohë nga qytetarët, këta të fundit kanë të drejtë t’u kërkojnë kompanive dhe qeverisë furnizim të rregullt me energji elektrike, si e drejtë qytetare dhe si respektim i marrëdhënies kontraktuale mes furnizuesit dhe shfrytëzuesit të energjisë elektrike.
Rikthimi i reduktimeve dhe i përdorimit të gjeneratorëve në rrugë nuk është një imazh i mirë për shtetin!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".