Vetëvendosje e Albin Kurtit, ka shansin që t’i fitojë përsëri zgjedhjet më 9 Shkurt

Vetëvendosje e Albin Kurtit, ka shansin që t’i fitojë përsëri zgjedhjet më 9 Shkurt
Vetëvendosje e Albin Kurtit, ka shansin që t’i fitojë përsëri zgjedhjet më 9 Shkurt

Skender Kapiti

  • 01 January 2025 - 07:27

Pikat kryesore të javës me analistin Skender Kapiti

A mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon?

Skender Kapiti: Shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të ketë, pasi tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës janë komuna shqiptare të Kosovës Lindore,dhe nuk janë komuna serbe pavarësisht se sot janë nën shtetin serb. Pra nuk mund të bëhen shkëmbime ndermjet trojeve shqiptare të Kosovës shqiptare me troje shqiptare të Kosovës Lindore.Shkëmbimi i trojeve nuk është gjë tjetër vetëm një formë djallëzore që i shërben ndarjes së Kosovës, ku Serbia kërkon që të marrë nga Kosova territoret më të pasura me minerale dhe me burime ujore.Kurrë shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia dhe gjenocidi i saj të shpërblehet me territore shqiptare. Tendenca për shkëmbimi të territoreve që në fakt është ndarje e Kosovës është varjanti më i sigurtë që çon në konflik të ri mes Kosovëse Serbisë.Nuk mund të ketë shkëmbim territoresh shqiptaro-shqiptare ,por duhet bashkimi i trojeve shqiptare sepse ky është problemi i pazgjidhur në Ballkan.

Image

A është ndikimi i Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve?

Skender Kapiti: Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, tani besoj se është i mirëinformuar se të tre projektet, si ai për ndarjen e Kosovës, ai i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe ai për korigjimn kufijsh janë e njëjta gjë, është përpjekje për coptimin e Kosovës. Këtë projekt e ka hartuar Serbia dhe akademia e shkencave të Serbisë para se të shpërbëhej Jugosllavia, sepse me fitoren e ideologjisë amerikane të lirive dhe e të drejtave të njeriut mbi ideologjinë komuniste , serbët e dinin se ata nuk do të mund ta mbanin më Kosovën. Dhe ky projekt serb synonte të merrte territore të Kosovës, ato më të pasura dhe pjesa tjetër e mbetur e Kosovës le t’i bashkohej Shqipërisë.Nëse ndahet ta zëmë Kosova , apo po të bëhet ky shkëmbim nuk kishte pse të bëhej as lufta.Politika kosovare dhe ajo e shtetit të Shqipërisë , politika, diplomacia dhe të gjitha potencialet e Tiranës dhe Prishtiës gjatë këtyre viteve, dhe sidomos pas shpalljes së Pvarësisë së Kosovës do të duhej të kishin lobuar fuqishëm në SHBA.

Unë i kam kërkuar z. Kurti dhe znj. Osmani që t’i takoj dhe ndoshta për t’u thënë disa gjëra të cilat ia vlejnë. Mirëpo nga ata të dy si Kryeministri, Presidentja dhe nga zonja Gërvalla kam gjetur një arrogancë e mospërfillje indiferentizmi, kaprricoze dhe egoizmi, tipare këto për individë egoistë dhe të sëmurë nga deliri i madhështisë dhe kompleksi i inferioritetit.Kurti, Osmani dhe Gërvalla si dhe ambasadorët e Kosovës që shumica janë janë injorantë dhe me lidhje partizane, familjare dhe akrabaje të zgjedhur si ambasadorë partie nuk janë të aftë dhe as të përgjegjshëm për detyrën që ata duhet të kryejnë, por që janë si të punësuar militantizmi.

P.sh. as në Shqipëri prej 25 vitesh nuk është ndjerë se a ka apo nuk ka ambasadë apo ambasador të Kosovës ,dhe jo më në SHBA,Britani e Gjermani. Nuk bëhet diplomacia pa lobim dhe pa strategji , nuk janë të mjaftueshme vetëm disa deklarata dhe retorika në takime sa për imazh e populizëm të Presidentes dhe Kryeministrit.Duhet fond sekret për lobim dhe për të promovuar agjendat kombëtare shqiptare.Duhet një staf i posaçëm edhe akademikesh e me përvojë diplomatike në shërbim të diplomacisë, dhe jo disa aktivitete formale që nuk japin asnjë rezultat por më shumë bëhen si reklama qeveritare sidomos nga Kryeminiastri i Shqipërisë por edhe ai i Kosovës që bëjnë fushata elektorale edhe me diasporën.

Image

A po përdor Vuçiqi çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe krizën politike në Serbi?

Skender Kapiti: Protestat që po mbahen në Serbi kundër Vuçiçit, ato janë çështje të politikës serbe, dhe sido që të jenë dhe çfarë të kërkojnë serbët politika serbe nuk ndryshon kundër Kosovës. Serbia mbetet antishqiptare pavarësisht se kush vjen në pushtet atje, antishqiptarizmi mbetet deviza serbe. Gjithmonë politika shoviniste serbe e ka përdorur për interesa pushteti Kosovën, dhe ajo politikë serbe që është sa më anti Kosovë dhe sa më antishqiptare atë e votojnë dhe e zgjedhin populli serb.Serbia njeh vetëm forcën, dhe Kosova, politika kosovare duhet të punojë fort për forcimin e shtetit të Kosovës,të ekonomisë dhe të ushtrisë së saj.Kur je i fortë dëgjohesh dhe respektohesh dhe merresh në konsideratë edhe nga shtete dhe faktori ndërkombëtar.

Image

A është e mundur që Lëvizja Vetvendosje të ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, apo mund të ketë një ndryshim të papritur në balancën politike të Kosovës?

Skender Kapiti: LVV ka shansin që t’i fitojë përsëri zgjedhjet me 9 Shkurt. Dhe kjo më shumë vjen mund të vijë prej faktit se parardhësit, ish ata që qeverisën para LVV-GUXO kanë dështuar pothuajse në të gjitha aspektet dhe kanë treguar se ata për interesa personale pushteti paskan qenë dakord që të sakrifikojnë në dëm të interesit kombëtar sic vepruan me dhurimin e 8100 hektarëve troje Malit të Zi ,po ashtu edhe me perpjekjet për ndarjen e Kosovës. Aq të papërgjegjshëm dhe të painteresuar për shtetin , për legjitimitetin dhe për sovranitetin e Kosovës ka qenë politika e pushtetit të shkuar sa që mund të thuhet se sovraniteti i Kosovës paska qenë i rrezikuar dhe i kërcënuar seriozisht. Serbia paska qenë rikthyer në Kosovë.Ndërsa ishpushteti politik i mëparshëm i trumbetonte si fitore marrëveshjet me Serbinë, kur në fakt ato e paskëshin rikthyer Serbinë në Kosovë.

Ndërkombëtarët të cilët veprimet e qeverisë Kurti i quajnë se nuk i kanë ndihmuar dialogut Kosovë-Serbi siç janë ndërrimi i targave, mbyllja e strukturave paralele, dhe instalimi i kryetarëve shqiptarë etj., ata gabojnë rëndë,dhe nëse dhe përderisa ata kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës , çfarë presin ata që Shteti i Kosovës të jetë shtet me pavarësi të kushtëzuar dhe t’i plotësohet gjithçka çfarë kërkon Serbia që t’i plotësohet asaj?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".