Opozita e sotshme mjerisht nuk e gëzon as besimin edhe respektin e qytetarëve

Opozita e sotshme mjerisht nuk e gëzon as besimin edhe respektin e qytetarëve
Opozita e sotshme mjerisht nuk e gëzon as besimin edhe respektin e qytetarëve

Arsim Haziri

  • 02 January 2025 - 07:19

Pikat kryesore të javës me analistin Arsim Haziri

A mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon?

Arsim Haziri: Territori është çështje e paprekshme, dhe si e tillë duhet të trajtohet! Vendit tonë iu kanë servuar këso tema pikërisht pse në krye të shtetit kemi pasur politikanë jo dinjitoz e të sinqert! Mungesa e një përspektive të tillë, vjen gjithherë në shprehje kur drejtues shtetëror s'dijnë t'i njohin mirë apetitet e shtetet me pretendime territoriale. Kosova, s'guxon t'i mendoj zgjidhjet e çështjeve në këtë dimension, pasi do të mund të ta ngriste një fenomen tepër të rrezikshëm, që për cdo konflikt të mundshëm, do të mund ta zgjidhte me çështje vitale apo resurse shtetërore. Kosova është shtet i pavaruar, dhe futja në këso lojra, s'duhet të shihet me prioritet, pasi përbëjn tema me rëndësi kombëtare. Vendi mbrohet duhet e shprehur kushtetshmërinë, jo edhe duke e minimizuar atë, kjo është paramasa emergjente mbi të cilën do të mund të vlerësohej çdo problematike.

 

Image

A është ndikimi i Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve?

Arsim Haziri: Mendoj se presidenti Trump, nuk do ta ketë ndonjë fokus te veçant mbi dialogun Kosovë-Serbi, pasi vet bota sikur ka filluar të hyj në një krizë të re të konflikteve, do ta shpërqendronte vemendjen ndaj shtetit tonë. Vet Serbia nuk e pretendon një zgjidhje të tillë, nisur nga faktet konkrete me rastin e sulmit në rastin Banjska, ku Serbia identifikohet si pjesëmarrse direkte në këtë çështje, përfshi edhe sulmin në infrastrukturën kritike. Mbi këtë bazë konstatoj se Serbia nuk e posedon vullnetin dhe gatishmërinë për zgjidhje cfarë po kërkohet nga Evropa, duke shtuar edhe largimin e vëmendjes së popullit serb mbi situatën reale. Cështja e dialogut ndërmjet dy shteteve përfshinë edhe temën e zajednicës, dhe autoritetet në Kosovë, e refuzojnë në parim, duke e parë të rrezikshëm dëri në palc dhe përderisa ekziston kjo gjuhë dhe qendrim, tema e dialogut s'do të merr kahje pozitive.

Image

A është e mundur që Lëvizja Vetëvendosje të ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, apo mund të ketë një ndryshim të papritur në balancën politike të Kosovës?

Arsim Haziri: Përkrahja ndaj Vetëvendosjes veçse është rritur, kështu thonë matjet mbi ndjeshmërinë e publikut. Në bazë të vëmendjes qytetare, dhe masave që janë ndërmarrë përgjatë periudhës 4 vjeqare, përqindja duket të ketë shenuar ngritje. Politikat sociale, masat ekonomike, ndërhyrjet buxhetore në siguri, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë etj., janë faktorët kyç pse rritja do të ketë prezencë të madhe, mbi të gjitha janë zgjedhjet ato që përcaktojnë rezultate konkrete. Opozita e sotshme mjerisht nuk e gëzon as besimin dhe as sinqeritetin e lëre më respektin e qytetarëve për ta drejtuar vendin. Ajo vazhdon ende të jetë në mënyrë të pashmangshme peng e të kaluarës së errët dhe ky imoralitet politik duhet të ikë nëse pretendohet pushteti! Opozita aktualisht nuk posedon kauza të mirëfillta, edhe po t’i kishte nuk do t’iu besonte populli më, pasi ajo mbanë një peshë të madhe të përgjegjshmërisë për mënyrën sesi kanë keqqeverisur për vite me radhë. Dhe për një kohë të gjatë, opozita do të jenë në pamundësi për t'i realizuar ndryshimet siç po i pretendon, dhe për këtë duhet të pres në mënyrë që të shërohet nga fenomeni i hajnisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".