Lexoni edhe:
Opozita e sotshme mjerisht nuk e gëzon as besimin edhe respektin e qytetarëve
Pikat kryesore të javës me analistin Blerim Burjani
A mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon?
Blerim Burjani: Nuk ka një përgjigje matematike për këtë çështje politike; është në kundërshtim me politikën bashkëkohore, konventat për të drejtat e njeriut dhe rendin e sotëm botëror. Shkëmbimi i territoreve ka shumë pasoja dhe mund të prodhojë pasoja të mëdha në Evropë, duke pasur parasysh problemet e shumta evropiane me territore të pakicave. Shkëmbimi territorial nuk nënkupton vetëm shkëmbim territoriale, por edhe shkëmbim njerëzor dhe pronësor. Kjo, në këtë shekull, është e pamundur.
Opozita e sotshme mjerisht nuk e gëzon as besimin edhe respektin e qytetarëveLexoni edhe:
A është ndikimi i Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve?
Blerim Burjani: Nuk besoj se mund të imponohen zgjidhje me forcë për palët, përveç nëse vendosen sanksione ndaj palëve nga BE dhe SHBA për ata që nuk përmbushin obligimet. Deri tani, ky proces ka qenë një dështim total. Nëse nuk ka ndryshim, nuk shoh mundësi që të zgjidhen problemet mes dy vendeve, përfshirë imponimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, dhe njohjen e Kosovës nga Serbia.
A po përdor Vuçiqi çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe krizën politike në Serbi?
Blerim Burjani: Po, ai gjithashtu mund ta luajë këtë kartë edhe më shumë, duke thënë se serbët në Kosovë po vuajnë nga Prishtina. Ideja e Vuçiçit është të mbetet në pushtet, duke deklaruar se serbët në Kosovë janë në rrezik. Këto janë politikat që ndjek Vuçiç, i cili gjithashtu do të shfrytëzojë kartën evropiane për integrimet dhe përfitimet që ka Serbia, si dhe kartën ruse, duke deklaruar se bota sllave është në rrezik. Ai i përdor të gjitha këto si politikan.
A është e mundur që Lëvizja Vetëvendosje të ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, apo mund të ketë një ndryshim të papritur në balancën politike të Kosovës?
Blerim Burjani: Nuk është e sigurt për Lëvizjen Vetëvendosje. Duhet të përgatiten për befasi, pasi pakënaqësitë janë të mëdha tek qytetarët dhe ka shumë opinione të pasigurta. Nuk ka asnjë siguri se rezultati i zgjedhjeve të katër viteve më parë mund të përsëritet. Nëse përsëritet, qytetarët do të mbulohen nga varfëria, nepotizmi dhe shfrytëzimi për punësim partiak. Gjendja është e rëndë, duke përfshirë sektorët ekonomik, shëndetësor dhe social. Ka ikje të rinisë dhe nuk ka mundësi për të lehtësuar jetën e njerëzve. Është mjaft e vështirë që kjo të vazhdojë për katër vite të tjera, pa zhvillim ekonomik, pa politika mbrojtëse sociale e shëndetësore. Nëse vazhdon, do të kemi një kolaps social.
A mund të zgjidhet me sukses problemi i furnizimit me energji elektrike nëpërmjet angazhimit të KOSTT dhe KEDS, apo është ky një problem struktural që kërkon një reformë më të thellë në sektorin energjetik?
Blerim Burjani: Jo, pasi edhe tani po importohet energji. Këta e shohin importin si një zgjidhje, dhe jo si një zgjidhje afatgjatë ose afatmesëm. Nuk ka asgjë konkrete përveç importit, që vetëm do të mbajë gjendjen ashtu si është. Pas 9 shkurtit, nëse fiton, mund të shtrenjtohet rryma. KOSTT është një ndërmarrje e dështuar publike. Mjafton një ndërprerje e rrymës për të krijuar probleme të mëdha.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".