Trump do të vazhdojë përpjekjet për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës

Trump do të vazhdojë përpjekjet për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës
Trump do të vazhdojë përpjekjet për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës

Nijazi Halili

  • 04 January 2025 - 08:36

Pikat kryesore të javës me analistin Nijazi Halili

A mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon?

Nijazi Halili: Si opsion mund të qëndroj, shkëmbi i territoreve, ketë opsion e kishte propozuar vite më parë edhe ish-Presidenti Thaçi, mendoj se do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme, për te dy palët, nëse konsiderojnë se fitues dalin te dy palët, me ketë opsion.

A është ndikimi i Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve?

Nijazi Halili: Me ardhjen e Donald Trump, në krye të SHBA-s, ndikimi i tij, do jetë i pa kontestuar, lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për tejkkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve. Presidenti i zgjedhur Trump do të vazhdojë përpjekjet gjatë mandatit të tij të parë për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës, dhe është i interesuar vetëm për marrëveshjet që i sjellin fitore. Ai dëshiron të tregojë se mund të bëjë marrëveshje që e bëjnë botën më të sigurt.
Fakti që ai e ka emëruar Richard Grenellin si të dërguar për misione të veçanta nënkupton që ai mund të përfshij sërish në fokus çështjen në mes Kosovës dhe Serbisë. Pajtohem plotësisht, me profesorin amerikan se idea për shkëmbimin e territoreve nuk ka vdekur, dhe mendimi im, se një ide e tille ka lëvizur edhe më herët në kohën e ish-presidentit Thaçi, dhe si opsion mund të parashtrohet në tryezen diplomatike të bisedimeve, me ndermjetësues amerikan.

- Besoj se Kryeministri Kurti do të vazhdojë të luajë një rol konfrontues për shkak se zgjedhjet janë afër, mirëpo pres që ai të jetë më konstruktiv pas këtyre zhvillimeve”, po më së miri ja lëm kohës dhe ndikimit të faktorit nderkombëtar, në krye me SHBA.

- Ec me kohë, patjetër se duhet përshtaur mendësisë së presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili sipas tij, preferon raporte bilaterale, e jo ato transatlantike të cilat ishin strategji e ish- presidentit Joe Biden.

- Prandaj, diplomacia Kosovare, duhet të jetë maturi dhe t’i përshtatet politikës amerikane në pushtet, gjëgjësisht polikës së presidentit aktuale i po sa zgjedhur Donald Trump.


Image

A po përdor Vuçiqi çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe krizën politike në Serbi?

Nijazi Halili: Pikërisht, thënia qëndron se Vuçiqi, është duke e përdorur çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe kriza politike të shkaktura në Serbi, por kjo është e kotë sepse populli i Serbisë e ka kuptuar se Qeveria aktuale në krye me Viqiçin, është një qeveri centraliste, prandaj, po kërkohet ndryshimi nga qytetarët e Serbisë me anë të këtyre protestave masive dhe si zgjidhje po kërkohet të vijë në pushtet një qeveri demokratike, që i mbron interesat e qytetarëve të saj.

Image

A është e mundur që Lëvizja Vetvendosje të ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, apo mund të ketë një ndryshim të papritur në balancën politike të Kosovës?

Nijazi Halili: Mendoj, se nuk do të kemi ndonjë ndryshim për të theksuar të Lëvizja Vetëvendosje. Pas zgjedhjeve mund të kemi një qeveri të koalicionit, pasi që Lëvizja Vetëvendosje, sipas sondazheve të fundit, është duke udhëhequr me 47.1%, që jep të kupton se me ketë përqindje, nuk mund e vetme të formoj kabinetin qeveritar, pa një koalicion më gjithë përfshirës.

Image

A mund të zgjidhet me sukses problemi i furnizimit me energji elektrike nëpërmjet angazhimit të KOSTT dhe KEDS, apo është ky një problem struktural që kërkon një reformë më të thellë në sektorin energjetik?

Nijazi Halili: Furnizimi me energji elektrike është një problem struktural, që kërkon reforma më të thella në sektorin e energjisë, pasi me një gjendje ekzistuese energjetike vendi rrezikon të futet me një krizë të thellë enerergjetike “terr energjetike”.
Kjo çështje do zgjidhje afat gjate, sepse një situatë e tillë e krijuar, në vend për vite tëra, konsideroj së ka krijuar krizë të dyfishte, krizë politike dhe ekonomike, me pasoja të pa-riparueshme në sektorin e bizneseve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".