Pas Lajçakut, jetike emërimi i një pasardhësi të ri për dialogun Prishtinë-Beograd

Pas Lajçakut, jetike emërimi i një pasardhësi të ri për dialogun Prishtinë-Beograd
Pas Lajçakut, jetike emërimi i një pasardhësi të ri për dialogun Prishtinë-Beograd

Nijazi Halili

  • 10 January 2025 - 07:36

Shkruan: ANALISTI- Prof.dr Nijazi Halili

Mandati ju kishte zgjatur Mirosllav Lajçakut nga BE-ja, me arsyetim se emërimi i një të dërguari të ri special për dialogun do t’i lihej shefes së re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cila nuk ka dhënë shumë detaje rreth rolit të saj në këtë proces – nëse ajo do të emërojë një përfaqësues të ri të posaçëm, apo nëse do ta udhëheqë vetë procesin.

 

-Megjithatë, ndër emrat që përmenden janë Pekka Havisto dhe Peter Sørensen, të dy janë të njohur në fushën e diplomacisë dhe kanë përvojë në Ballkanin Perëndimor. Asnjë nga dy kandidatët e përmendur nuk e ka mohuar mundësinë e marrjes së detyrës së vështirë të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialog, por gjithçka do të varet nga disponimi i përfaqësueses së re të lartë dhe Këshilli i BE-së.

Është shumë jetike emërimi i një pasardhësi të ri për dialogun Prishtinë-Beograd, në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Emrat e përfolur si më lart, Pekka Havisto dhe Peter Sørensen, mendoj se janë emra që vijnë nga vendet të cilët e kanë njohur realitetin e ri të shtetit të Kosovës, prandaj ndikimi i tyre do të ishte me peshë dhe ndikim në përmbylljen e këtij procesi të stërgjatur mes Kosovës dhe Serbisë, i cili do të rezultonte me njohje reciproke dhe integrimin e vendit drejt NATO-s, BE-së dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".