Kuvendi nuk është shtëpi private, por institucioni më i lartë i shtetit
Nijazi Halili
Shkruan: ANALISTI-Nijazi Halili
Nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë dhe praktikë mungesa e paarsyeshme e deputetëve, përkatësisht ish-deputetëve, në seancat e tyre të rregullta në Kuvend, duke marrë parasysh rëndësinë e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës. Për shkak të mungesës së kuorumit, kemi shpesh dështime në miratimin e ligjeve.
-Kuvendi i Kosovës nuk është shtëpi private, por institucioni më i lartë i shtetit. Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i vetëqeverisjes në Republikën e Kosovës. Që nga dita e shpalljes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, Kuvendi i Kosovës është ngritur në nivel ndërkombëtar dhe ka marrë të gjitha përgjegjësitë legjislative brenda territorit të Kosovës.
Deputetët e Republikës së Kosovës e kanë marrë besimin nga populli (votuesit) dhe janë betuar se detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i kryejnë me përgjegjësinë më të lartë. Prandaj, pesha dhe barra e përgjegjësisë bie mbi kurrizin e tyre.
Në asnjë mënyrë nuk arsyetohet mungesa e tyre në seancat e Kuvendit, e për shkak të kësaj, kemi vazhdimisht dështime në miratimin e marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".