Shqetësimi i Ziadeh për mbylljen e strukturave paralele ndikon negativisht në procesin e ndërtimit të shtetit ligjor në Kosovë

Shqetësimi i Ziadeh për mbylljen e strukturave paralele ndikon negativisht në procesin e ndërtimit të shtetit ligjor në Kosovë
Shqetësimi i Ziadeh për mbylljen e strukturave paralele ndikon negativisht në procesin e ndërtimit të shtetit ligjor në Kosovë

Florim Zeqa

  • 18 January 2025 - 08:27

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Qëndrimi i UNMIK-ut, përkatësisht kërkesa e Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm, Caroline Ziadeh për kthimin e strukturave paralele të Serbisë e cenon drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës së pavarur.

 

-Shqetësimi i Caroline Ziadeh për mbylljen e strukturave paralele ndikon negativisht në procesin e ndërtimit të shtetit ligjor në Kosovë, përkatësisht në respektimin e të drejtave të pakicave etnike në Kosovë. Të gjitha pakicat etnike në Kosovë duhet të kenë trajtim të barabart nga shteti, e jo siq ishte deri më tani minoriteti serb me super privilegje në krahasim me minoritetet e tjera!

Në shtetin e proklamuar multietnik nuk guxojnë të ndodhin diskriminime etnike qoftë ai edhe i popullatës shumicë ndaj minoritetit më të vogël e lërë më të ndodhin dallime dhe diskriminime mes minoriteteve që jetojnë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Nëse UNMIK-u vazhdon të kritikon vetëm veprimet legjitime të Kosovës dhe të heshtë ndaj veprimeve ilegale të Serbisë në Kosovë, e rrezikon integritetin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Edhe unë jam që çështjet e pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive, në komunikim të hapur dhe në mirëbesim brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja, por jo të adresohen si kritika ndaj Qeverisë së Kosovës siq pandeh Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh, e cila përsërit thirrjet që strukturat paralele të Serbisë të qëndrojnë në Kosovë.

Qeveria e Re e dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si kundërpërgjigje ndaj Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm, Caroline Ziadeh duhet të ngrisë si çështje paralele në dialog edhe çështjen shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për të ndalur diskrimin shtetërorë të popullatës shumicë shqiptare në Luginë. Të gjitha palët duhet që të punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë njerëzve, si e vetmja rrugë e krijimit të mirëbesimit mes qytetarëve pa diskriminim pozitiv apo negativ ndaj asnjë komuniteti, qoftë ai pakicë apo shumicë në territorin që jeton. Kjo është e ardhmja e sigurtë dhe prosperuese e të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti serbëve dhe shqiptarëve, për t’i dhënë fund një armiqësie të gjatë shekullore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".