
Lexoni edhe:
Kuvendi gjatë këtij mandati ka përmbushur më pak se gjysmën e agjendës
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Shkaqet pse në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump nuk po merr pjesë asnjë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës janë të njohura të gjitha dhe për të gjithë. Në këto 25 vjetët e fundit është hera e parë që nga Kosova nuk merr pjesë asnjë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës!
Kuvendi gjatë këtij mandati ka përmbushur më pak se gjysmën e agjendës Lexoni edhe:
-Injorimi i qeverisë së shtetit më pro-amerikan në botë, nuk është ogur i mirë për të ardhmen e vendit nën udhëheqjen e Albin Kurtit!
Kjo erdhi si rezultat i injorimit që kryeministri aktual, Albin Kurti i bëri administratës së parë të Presidentit Trump dhe jo vetëm!
Albin Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që nuk arriti të takohet asnjëherë me presidentin në ikje të SHBA-ve, Joe Biden!
Kjo për faktin se kryeministri Albin Kurti, nga fillimi e deri në përfundim të mandatit politik, nuk ishte bashkëpunues dhe bashkrendues i veprimeve me aleatin numër 1 të shtetit të Kosovës!
Në rast se Albin Kurti zgjedhet përseri kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, me patjetër duhet të ndryshojë çasjen ndaj administratës “Trump”, në të kundërtën do të kemi telashe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-të, nga të cilat është i varur drejtëpërdrejt fati ynë dhe ekzistenca e shtetit të Kosovës!
Meqë jemi në fushatë zgjedhore, nuk e preferoj të zgjatem më tepër për aspektet tjera politike, pse në inaugurimin e presidentit amerikan marrin pjesë personalitete të rangut të dytë dhe të tretë nga Kosova, por jo edhe kreu i qeverisë, Albin Kurti!
Interesi i shtetit mbi të gjitha qeveritë dhe partitë politike!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".